123 mijë USD fushata në Facebook/ PS e PD, shpenzimet më të mëdha për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Forcat kryesore politike dhe kandidatët e tyre duket se “betejën” për 25 prillin e kanë shtrirë edhe në rrjete sociale.

Libraria e reklamave në Facebook në kuadër të politikës së transparencës ka bërë të ditur te gjitha sponsorizimet për reklamat politike, ku për Shqipërinë më 30 ditët e fundit janë harxhuar plot 123 mijë dollarë.

Nga Partia Demokratike kandidatët kryesore që kanë shpenzuar me shumë në rrjete sociale janë Agron Shehaj, kryetari Lulzim Basha, Belind Këllici dhe Lediana Fratari, që arrijnë një total prej 27 milionë lekësh.

Ndërkohë Partia Socialiste duket se ka ndjekur një strategji tjetër duke sponsorizuar nëpërmjet faqes së saj zyrtare me kosto deri në 15 milionë lekë.

Kandidatet që shihen më aktivë në rrjet nga kjo forcë janë Alqi Bllako, Arben Pëllumbi, Dallëndyshe Bici dhe Eduard Shalsi, që arrijnë një total prej 17 milionë lekësh.

Gjithashtu nga të dhënat e vrojtuara vihet re se janë shumë faqe të pavarura, që bëjnë propagandë për punët e qeverisë dhe kandidatëve të forcës së majtë politike, me një shifër që shkon deri në 30 mijë dollarë. LSI duket forca që e ka neglizhuar më shumë strategjinë në rrjete sociale, duke shpenzuar shifra minimale, ku bien në sy Kryetarja Kryemadhi me 3 mije dollarë.

Shpenzimet e ndara sipas qarqeve tregojnë se më shumë para janë hedhur për imazhin e kandidatëve në qarqet ku lufta është edhe më e fortë. Kryeson Tirana me 58 mijë dollar e më pas Elbasani mbi 10 mijë dollar në Elbasan. E kështu më radhë. Më pak janë shpenzuar për garën elektorale në Gjirokastër dhe Kukës, ku praktikisht ndarja e mandateve është e qartë edhe pa u votuar.

Shpenzimet për fushatën në Facebook: Në 30 ditë, 123 mijë USD.

Sponsorizime, kandidatët e PD

Agron Shehaj10,118 USD
Lulzim Basha9,168 USD
Belind Këlliçi1,830 USD
Lediana Fratari1,116 USD
Bardh Spahia997 USD
Helidon Bushati987 USD
Fatmir Mediu862 USD
Alfred Rushaj714 USD
Eduart Sharka608 USD
Gazment Bardhi469 USD

 

Sponsorizime, kandidatët e PS

Dallëndyshe Bici4,053 USD
Eduard Shalsi3,623 USD
Alqi Bllako2,982 USD
Arben Pëllumbi2,919 USD
Ilir Metaj2,199 USD
Plarent Ndreca770 USD
Etjen Xhafaj567 USD
Bora Muzhaqi547 USD
Damian Gjiknuri463 USD
Ermonela Felaj458 USD

 

Sponsorizime, kandidatët e LSI

Monika Kryemadhi2,027 USD
Vojo Bregu2,489 USD
Floida Kërpaçi506 USD
  

 

Shpenzimet sipas qarqeve

Qarku Tiranë58,091 USD
Qarku Elbasan10,643 USD
Qarku Shkodër9,153 USD
Qarku Durrës9,078 USD
Qarku Fier8,742 USD
Qarku Vlorë6,896 USD
Qarku Korçë6,364 USD
Qarku Berat3,454 USD
Qarku Dibër3,074 USD
Qarku Lezhë2,802 USD
Qarku Gjirokastër1,864 USD
Qarku Kukës1,649 USD

Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne