Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, historiani Olsi Jazexhi u shpreh se për fat të keq në vendin tonë në vitet e fundit politika është kapur nga oligarkët dhe krimit i organizuar.
Jazexhi: Për fat të keq në vendin tonë në vitet e fundit politika është kapur nga oligarkët dhe krimit i organizuar. Ata e kanë bërë këtë duke parë rëndësinë që u jep pushteti politik.
Reagimi i religjionit në këtë aspekt është një reagim i dëshpëruar sepse tregon situatën tragjike ku ka rënë vendi, ku vota blihet dhe oligarku blen votën kundrejt pafuqisë të të varfrit.