MARRËVESHJA E MONTROS DHE KRIZA UKRAINASE!!!

Savash VELIU

Ishin 103 ish-admiralë turq në 103 ditët e fundit ball grushtshtetit të 15 korrikut 2016 që kundërshton politikatë e Presidentit të Turqisë Recep Tayip Erdogan, mbi ndërtimin e Kanal Istambull, nga Deti i Zi në detin Marmara, me qëllim hapjen e një rruge të re alternative për anijet tregëtare dhe ato ushtarake, paralel me ngushticën e Bosforit ku do qarkullojnë vetëm anijet turistike, akt që rrëzon politikisht Traktatin e Montreux (Marrëveshjen e Montros) dhe kontrollon drejtpërdrejt anijet ushtarake të jashtme që futen palejen e Turqisë në Detin e Zi  dhe anasjelltas. Kanali në fjalë ia mundëson Turqisë të relativizoj urdhërat e prera ndërkombëtare që detyron Turqinë të mosndërhyj në tekat ushtarake të Antantës.

Prej 103 ish-admirallëve 10 prej tyre kanë përfunduar në burg. Kjo ishte një dalje të shembullit ushtarak traditor që kishin si zakon të dërgojnë direktiva kërcënuese drejt pushtetit civil me karakter grusht shteti. Por duket se kjo dalje nuk do të kaloj kështu me presidentin Erdogan, i cili ka pushtet apsolut nga populli. Kjo erdhi pasi Erdogan është në një fazë intensive politike të kërcënimeve të Biden se do godaset nga brenda, pasi përkeqësimi i situatës në Siri dhe Karabah ka bërë që popullariteti i Erdoganit të jetë në ngritje.

Nuk kaloi shumë dhe Turqia vendosi të ndërtojë kalimet për anijet e pasagjerëve dhe ato tregtare, por me një kontroll të rreptë të anijeve luftarake, veçanërisht të atyre që u përkasin forcave të huaja, gjë që ka ndihmuar për ruajtjen e paqes në rajon.

Me futjen e ngushticave të Bosforit nën kontrol të Turqisë, Erdogan do vendos peshat gjeopolitike ushtarake sipas nevojave sovrane dhe aleancave momentale që do frenoj manovrimet e SHBA-së dhe të Rusisë në Detin e Zi si dhe në Mesdhe që do zbatohet sipas parimeve të Turqisë. Thonë se shkelja e marrëveshjes sjell rrezik për Turqinë duke paralajmëruar se Traktati i Montreux është thelbësor për sigurinë dhe sovranitetin kombëtar të Turqisë.

Askush të mos mashtrohet se kjo do kaloj aq lehtë dhe papasoja por kur dihet se para kësaj problem qëndron presidenti Erdogan, atëherë dihet se nuk do të jet më ashu siç ka qenë më herët, e veçmas për Francën që çdo ditë e mëshumë humb terren para Turqisë.

Turqia do ta përdor këtë iniciativ kundër Rusisë që t’ia ulë influencën ushtarake si në Ukrainë ashtu edhe në Gjorgji duke e kushtëzuar të bëj koncesione politico-ushtarake në shërbim të daljes në Mesdheun jetik si mbështetje logjistike bazave ruse në Siri dhe Libi. Kjo vlen edhe për SHBA-në e cila poashtu do kushtëzohet të përmirësoj marrëdhëniet me Turqinë që të mbaj Rusinë nën kontrollë të sigurisë të krahut turk.

Erdogan rishikoi një nga idetë e tij më të mëdha, atë të ndërtimit të kanalit, por që përdorimi i kalimeve natyrore detare është i përcaktuar nga Traktati i Montreux, një marrëveshje ndërkombëtare e vendosur në vitin 1936, midis dy luftrave botërore, në një përpjekje për ti dhënë fund paqëndrueshmërisë dhe tensioneve në një nga zonat më të rëndësishme detare në botë. Por, presidenti turk është shprehur se mund ta injoronte marrëveshjen, duke ndërtuar një hyrje-dalje alternative në Marmara sepse ai e kishte fuqinë ta bënte këtë. Duket se Turqia e sheh se kjo marrëveshje më nuk shërben qëllimit të paraparë sepse gjithë rajoni është përfshirë në konflikte të përgjakura si një arsye e mirë të fundos këtë traktat dënues ndaj Turqisë i cili nuk mund të kontrolloj ngushticat e saja në asnjë formë.

Këta ish–admiralë shumica janë pjesëtar të FETOS dhe një pjesë e tyre janë Kemalistët sekular me ide të skaduar dhe vazalitet amerikan që kishin haruar se kjo Turqia e Erdoganit nuk është Turqia kemaliste që kontrollohej nga një grusht birokratësh ushtarak turk me orientime properëndimore e nën direktivat e NATO-së.

Nuk kaloi shumë dhe Turqia vendosi të ndërtojë kalimet për anijet e pasagjerëve dhe ato tregtare, por me një kontroll të rreptë të anijeve luftarake, veçanërisht të atyre që u përkasin forcave të huaja, gjë që ka ndihmuar për ruajtjen e paqes në rajon.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne