I vodhi mikrofonin hoxhës, kamerat e sigurisë zbulojnë të riun

Dy ditë më parë në qytetin e Korçës një i ri ka vjedhur mikrofonin e hoxhës në xhami.

Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë që ishin në lagjen 7 të qytetit, u zbulua edhe autori i ngjarjes.

Ai është një 23-vjeçar i identifikuar si Pablo Hazisllari. I riu është arrestuar nga policia ndërsa dyshohet të jetë një prej autorëve të grabitjes së 6 xhamive në Korçë.

Kohët e fundit në këtë qytet janë vjedhur dhe dhunuar shumë objekte të kultit.

Hajdutëve nuk u kanë shpëtuar as xhamitë e Bilishtit dhe fshatit Dishnicë. Vjedhja e objekteve të kultit, si ato myslimane dhe të krishtera, në Korçë ka ndodhur vazhdimisht.

Kujtojmë se pas festave fetare, edhe Katedralja në mes të qytetit është sulmuar nga hajdutët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne