Përmbyset “IFA” e ngarkuar me dru, aksidentohet 20 vjeçari

Një 20 vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi mjeti tip “IFA” me të cilën udhëtonte në fshatin Mesmal të Korçës është përmbysur.

Mjeti i ngarkuar me lëndë drusore, drejtohej nga 25 vjeçari me iniciale K.H, vëllai i të plagosurit, N.H.

“Për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve”, sqaron policia lokale.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne