Bota

Ibrahim Kalin: Policia gjermane thur lavde për terrorizmin

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, ambasadori Ibrahim Kalin, reagoi të martën kundër mbështetjes së policisë gjermane për terrorizmin…

Ambasadori Ibrahim Kalin nuk heshti përballë mesazhit në formën “liri për kreun e organizatës separatiste terroriste PKK”, postuar në llogarinë zyrtare “Twitter” të policisë gjermane.

Sërish përmes rrjetit social “Twitter”, Kalin kritikoi policinë gjermane për mbështetje të terrorizmit.

“Lavdet e policisë gjermane për terrorizmin”, shkruan zëdhënësi i Presidencës turke në mesazhin e tij të shkurtër mbi këtë çështje.

“Sonte në krye të detyrës për ju: Liri për Ocalanin”, thuhej në postimin e bërë në “Twitter” nga policia gjermane me rastin e një manifestimi, organizuar mbrëmjen e së hënës në Frankfurt nga një grup simpatizantësh të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ky postim i policisë gjermane shkaktoi gjithashtu reagimin e fuqishëm të qytetarëve turq me banim në atë qytet gjerman./ trt

OPINIONE

INTERVISTA