Identifikohet autori i sulmit para gjykatës ku zhvillohej seanca për vrasjen e boksierit shqiptar! Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit, dyshohet për gjakmarrje!

Identifikohet autori i sulmit të përgjakshëm me armë zjarri, që u regjistrua ditën e djeshme para një Gjykate në Gjermani, teksa brenda po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.Bild raporton se autor i sulmit ku mbetën të plagosur vëllai dhe babai i vrasësit të Besar Nimanit është Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë.

Autoritetet në Gjermani kanë shpallur në kërkim Berat Nimanin, ndërsa kanë publikuar foton e tij.

Policia gjermane ka paralajmëruar qytetarët që të tregojnë kujdes pasi autori paraqet rrezikshmëri, pasi ka me vete armën e sulmit.
Sipas grupit hetimor dyshohet se sulmi ka ndodhur për gjakmarrje.

Besar Nimani

Besar Nimani

Berat Nimani qëlloi me armë zjarri mbi një grup personash përpara gjykatës të mërkurën e 27 shkurtit.

Besar Nimani

Besar Nimani

Nga të shtënat mbetën të plagosur babai dhe vëllai i vrasësit të Besar Nimanit si edhe dy persona të tjerë.

Screenshot_29

Policia është vënë në kërkim të Berat Nimanit me urdhër arreste për katër akuza për vrasje të mbetur në tentativë. Forcat speciale kontrolluan gjithashtu edhe banesën e tij.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne