Idlib, beteja finale po afron: nuk mund të zhvillohet pa koordinim me Turqinë dhe Rusinë

Kreu i Qendrës për Studime Strategjike në Lindjen e Mesme, Hisham Xhaber, beson se operacioni ushtarak për të çliruar Idlibin nga terroristët nuk mund të zhvillohej tani pa koordinim me Turqinë dhe Rusinë.

“Vështirësia e një operacioni të tillë kërkon që ai të zhvillohet në koordinim me Turqinë dhe Rusinë,” thotë analisti libanez. Hisham Xhaber i bëri këto komente në reagim ndaj deklaratave të Presidentit sirian Bashar al-Asad se operacioni për çlirimin e Idlibit nuk do të marrë shumë kohë. Asad tha se qeveria së pari do t’i jepte popullatës civile një shans për të lënë rajonin, “çka është saktësisht ajo që po ndodh tani”, tha Xhaber për Sputnik. Ai tha se përgatitjet për ushtrinë siriane kishin mbaruar; “Sidoqoftë, operacioni ushtarak për të marrë Idlibin do të jetë një proces i ndërlikuar, pasi ka më shumë se 25,000 terroristë me përvojë të madhe luftarake të cilët Turqia nuk do t’i pranojë”, tha analisti libanez. Sipas tij, grupi terrorist Hajat Tahrir al-Sham (dikur Fronti al-Nusra) aktualisht po përballet me protesta popullore kundër pranisë së tij në provincën Idlib. “Konfliktet e brendshme midis HTC dhe grupeve të tjera terroriste si dhe pakënaqësia e popullsisë lokale për praninë e terroristëve, përfundimisht do të çojnë në një fitore të ushtrisë siriane në Idlib,” thotë Hisham Xhaber./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne