VIDEO/ Terrori te Unaza, Paloka: Padi penale ndaj drejtuesve të policisë, qytetarët po dhunohen për shkak të babëzisë…

Regjimi i Edi Ramës dje dhunoi në mënyrë barbare banorët e Unazës së Re. Fëmijë, gra e të moshuar u dhunuan vetëm se mbrojtën shtëpitë e tyre nga projekti korruptiv i Edi Ramës.
Kështu u shpreh në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, nënkryetari Edi Paloka.

“Këto janë pamje jo të Shqipërisë që pretendon të hyjë në BE, por të Kosovës së ’98 kur u sulmua nga Millosheviçi”, tha Paloka.

Sipas tij, shqiptarët po dhunohen për shkak të babëzisë së Edi Ramës për të vjedhur 40 mln euro, dhe jo se po pengojnë një projekt zhvillimi.

“Që pallatet e ndërtuara me paratë e drogës dhe të korrupsionit të kenë vlerë të lartë duhet të dalin në vijë të parë, ndaj dhe sot dhunohen shqiptarët”, tha Paloka.

Sipas tij, nuk ka asnjë të arrestuar për aferën korruptive të Unazës së Re.

“Pse nuk hetohet kjo dosje, pse nuk është askush në burg? Përgjigjia dihet, pasi hetimi i plotë i aferës çon në burg vetë Edi Ramën. Prandaj ai dhunon banorët, prandaj përdor mediat se gjoja qytetarët po pengojnë zhvillimin e qytetit.

Çdokush ka të drejtë të kompensohet për biznesin dhe pronat e tij. Këtë e thonë konventat ndërkombëtare, këtë e thotë Kushtetuta”, tha Paloka.

Në vijim ai tha se çdo cm katror i pronave të Unazës së Re do të kompensohen me vlerën e tregut.

“Çdo punonjës policie i urdhëruar nga Edi Rama, Erjon Veliaj dhe Sandër Lleshaj do të përballet me ligjin, dhe do të trajtohet si kriminel. Do të depozitojmë padi penale ndaj çdo punonjësi policie apo drejtuesi që dje ka dhunuar banorët”, tha Paloka./boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne