Pronari i hotelit në Dhërmi, i cili pritet të shembet nesër nga IKMT me shpërthim të kontrolluar. Në një komunikim, ai është shprehur se hoteli është me leje dhe se ka vendimin e Gjykatës së Lartë që nuk lejon IKMT ta shembë, teksa e cilëson këtë aksion si një sulm politik.
Kjo pasi Fjorentin Beli ka qenë një nga komisionerët e Fredi Belerit në zgjedhjet e 14 majit 2023, ndërsa kujtojmë se IKMT kërkoi që ta shembte këtë hotel pak ditë pas zgjedhjeve. “Hoteli është me leje, kam vendim gjykate. Është sulm politik sepse kam qenë numërues në komision nga pala e Fredi Belerit. Unë do të ndjek ligjin”, u shpreh Beli./BW