Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera.
IKMT është rikthyer sërish në Theth, për shembjen e 35 objekteve të tjera pa leje.
Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera.
Thethi, i shpallur park kombëtar dhe një ndër destinacionet kryesore turistike të veriut, është prej kohësh në vëmendjen e autoriteteve për shkak të ndërtimeve pa leje.
Në korrik të 2025 Kryeministri Edi Rama nëpëmjet IKMT-së sinjalizoi prishjen e hapësirave të zaptuara sipas tij në zonat e Shqipërisë dhe veçanërisht në Theth.
Thethi prej javësh ishte në qendër të vëmendjes së aksionit ku u prishën me dhjetra objekte dhe nga ana tjetër u rregjistruan dhe disa incidente mes banorëve, IKMT dhe Policisë së Shtetit.
Kujtojmë se aksioni i policisë dhe IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hasur në rezistencën e banorëve të Thethit. Më 7 korrik, fadromat dhe buldozerët e IKMT zbarkuan në fshatin turistik duke larguar dhe prishur kabinat e ndërtuara së fundmi.
Por aksioni ka hasur në rezistencën e banorëve. Në foto duket se një grup banorësh nuk lejojnë prishjen e ndërtimeve duke deklaruar: “Jemi në tokën tonë”. Ndërkohë janë organzuar edhe protesta./pamfleti

















