Ilir Meta nuk i ndahet SPAK-ut: Organizatë terroriste dhe gjobëvënëse, njerëz të LSI bashkëpunojnë me Altin Dumanin

Ilir Meta ngriti akuza të forta sërish ndaj SPAK-ut dhe Dumanit, ku këtë herë e quajti edhe “organizatë terroriste dhe gjobëvënëse”. Ai foli nga Pogradeci, duke u shprehur se tentativa për bllokim të llogarive të Partisë së Lirisë është bërë nga njerëz që kanë qenë pjesë e kësaj partie, por që tashmë janë marrë “peng”, sipas tij, nga Dumani.

“Isha i detyruar të njihja kryesinë e Partisë së Lirisë me një situatë shumë të çuditshme që kishte ndodhur me një bankë të nivelit të dytë, emrin e të cilës nuk e përmenda.

Kjo ka të bëjë me elementë të caktuar brenda Partisë së Lirisë ose që kanë qenë në këtë parti, të cilët janë marrë nën kontroll dhe në bashkëpunim nga Altin Dumani për shkak të veprimeve të parregullta, të paligjshme që kanë kryer në të kaluarën dhe që përdoren për të bllokuar dhe paralizuar aktivitetin e PL.

Nuk ka sesi që ajo zonja atje, shefe zyre, çfarëdo të ishte atje, ti drejtohet personit të autorizuar nga kryetari i Partisë së Lirisë për të bërë veprime financiare me llogaritë bankare të partisë në atë mënyrë dhe t’i kërkojë atij të paraqitet vetë presidenti, por pasi të shkojë në gjykatë. Te gjykata e DumDumanit do marrim vërtetime ne?

SPAK nuk ka çfarë bllokon. SPAK është një organizatë terroriste, gjobëvënëse. Të gjithë e kanë dëgjuar Dumanin ku thotë se gjykata vendos se çfarë i themi ne prokuroria.

Dhe prokuroria bën çfarë o thotë policia dhe mbi policinë është Edi Rama, që kanë krijuar këtë regjim policesk, ku nuk ka ndarje pushtetesh dhe institucioni më i parëndësishëm, ai që duhet të ishte garant i ligjit, i të drejtave të qytetarëve, që është gjykata.

Nuk ka çfarë na bllokon SPAK-u, ua thashë dhe njëherë tjetër, një punonjëse banke ku nuk mund të sillet në atë mënyrë nëse nuk është pjesë me struktura të paligjshme shtetërore siç janë SPAK-u, policia, shërbimi informativ apo persona të caktuar të Partisë së Lirisë ose ish-Partisë së Lirisë, të cilët kanë marrë për detyrë për të krijuar probleme që si kalojnë dot”, u shpreh Meta./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne