Ilir Vrenozi ironizon Ramën: “Kur një dorë që nuk e kafshon dot, e lepin

Analisti dhe kritiku i njohur Ilir Vrenozi ka reaguar me ironi ndaj kryeministrit Edi Rama, pas disa deklaratave të këtij të fundit. Në një status në rrjetet sociale, Vrenozi shkruan: “Kur një dorë që nuk e kafshon dot, e lepin”, duke lënë të kuptohet se ndonëse për vite me radhë e ka kritikuar hapur qeverinë dhe Ramën personalisht, ky i fundit ka filluar ta komplimentojë.

“Pas 12 vitesh, e mijëra video ku e kam kritikuar dhe sharë si kryeministër, sot më bën komplimente e lavdërime… nuk e ha këtë kokërr ulliri unë,” shkruan Vrenozi, duke shoqëruar postimin me simbole të Partisë Demokratike.

Ironia e tij është një tjetër shigjetë ndaj kryeministrit, ndërsa ai vazhdon të jetë një nga zërat më kritikë në rrjet kundër qeverisë aktuale./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne