Ilir Yzeiri sulmon Komunitetin Musliman dhe turqit

Gazetari dhe lektori i shumeperfolur nga studentet ne Universitetin e Elbasanit, Ilir Yzeiri i cili njihet per racizmin dhe islamofobine e tij, sot ka sulmuar komunitetin musliman shqiptar dhe lidhjen e muslimaneve shqiptare me Turqine. Edhe pse nga pamja Yzeiri duket si pjesetar i komunitetit rom te Elbasanit, lektori i llahtarshem e mban veten per puro shqiptar. Me poshte eshte shkrimi racist dhe islamofobik i Yzeirit i mbushur me shpifje dhe idiotesira provinciale, i botuar ne gazeten shqiptarja te Karlo Bollinos:

Nacional-romantizmi kaotik dhe Vittorio Sgarbi

Ilir Yzeiri

Narrativa që u prodhua pas vëmendjes së ekzaltuar të kritikut, publicistit dhe mikut të madh të shqiptarëve, Vittorio Sgarbi ndaj qytetit antik të Bylisit, sipas meje, nxori në reliev shumë e shumë plagë të pambyllura të ligjërimit publik në Shqipëri. Këtë atmosferë, gjithë sipas meje, e paraqiti me shumë qartësi e argument Ardian Vehbiu në shkrimin e tij « Sgarbi në Bylis » (9 qershor 2020, Peizazhe të fjalës). Ndërkaq, Neritan Ceka një nga arkeologët dhe intelektualët e njohur, iu përgjigj flakë për flakë Vitorio Zgarbit me komentin e tij «Zgarbi, zgërbot, ilirët barbarë dhe europianët e fisëm», që u botua në disa medie dhe u bë gati hit në rrjetet sociale.

Neritan Ceka është plotësisht në të drejtën e tij që të tregojë më shumë se kushdo tjetër për Bylisin, sepse ai e njeh atë qytet më mirë se të tjerët. Mirëpo, tema që rihapi Ceka për ilirët dhe qytetërimin e tyre, për të parët tanë dhe kulturën tonë,është një çështje që nuk ka pse të thirret në tryezë sa herë që të huajt dashamirës të vendit tonë na thonë se nuk e njohin sa dhe si duhet këtë qytetërim apo këtë traditë. Dhe këtu vijmë te problemi kyç që ka dija jonë albanologjike sot e gjithë ditën.

Pse bota nuk na njeh ashtu siç e paraqesim ne veten tonë ? Pse të huajt edhe sot e gjithë ditën na identifikojnë me një komb islamik në mes të Europës dhe, kur vjen puna për origjinën tonë, e kanë të vështirë të shqiptojnë ato pandehma historike dhe ato të vërteta për të cilët ne e kemi bindur veten me kohë, aq sa ndonjëherë jemi bërë edhe qesharakë duke kërkuar rrënjët shqiptare dhe shkakun e fillimit të botës te elementi pellazg.

Pikërisht në këtë atmosferë, pra kur Vittorio Zgarbi tha krejt në mënyrë të pafajshme dhe pa asnjë lloj prapamendimi se Bylisi është qytet grek, në kuptimin që në atë qytet ai shihte diçka nga qytetërimi helen, disa javë më parë, kryemyftiu i Shkodrës i kishte çuar një telegram urimi presidentit islamik Erdogan dhe e uronte me rastin e 500 vjetorit të rënies së Kostandinopojës dhe kujtimit, me këtë rast, të Mehmet Fatiut, sulltanit të tmerrshëm që udhëhoqi dy nga fushatat më të egra në Shqipëri dhe u thye keq nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti.(https://ina-online.net/myftinia-e-shkodres-vlereson-figuren-e-sulltan-mehmet-fatihut-qe-masakroi-perdhunoi-dhe-plackiti-shqiptaret/)

Ky përbindësh që kishte rrafshuar Kostandinopojën, pra, theu hundët nëArbëri dhe kreu në kthim masakra të paimagjinueshme mbi shqiptarët. Mirëpo, sot, kjo vetëdije historike është fshirë në një pjesë të madhe të komunitetit shqiptar dhe është zëvendësuar me kulturën islame dhe ajo pjesë e popullsisë shqiptare që identifikohet me këtëkryemyfti në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni, nuk e ndien veten shqiptare, por e ndien veten turke. Nëse do të vazhdoja narrativën agresive të Cekës në dialog me Zgarbin, këta nuk e ndiejnë veten bijtë e dardanëve apo stërnipët e Teutës e të Gentit. Ata identifikohen me Mehmet pushtuesin gjakatar dhe e ndiejnë veten stërnipër të tij.

Gjithë në këtë atmosferë, kryetari i Bashkisë së Sarandës në një lidhje në emisionin « Opinion » tha me naivitet tragji-komik se ka ndërmend që qytetin ta lyejë me të bardhë dhe me dritare blu.

(https://www.gazetatema.net/2020/06/10/kryebashkiaku-i-sarandes-kemi-ne-plan-ta-bejme-qytetin-te-bardhe-me-dritare-blu/). Fevziu nuk reagoi, por as edhe ndonjë tjetër më pas nuk e vrau mendjen. Vetëm komentuesit, me të drejtë, u alarmuan sepse kjo ngjyrë dhe ky stil i paraqitjes së qytetit është tipik grek dhe shenjon viset, ishujt dhe qytetet greke, duke imituar, me këtë rast, dy ngjyrat e flamurit grek, të bardhën dhe blunë. Ky kryetar bashkie jo vetëm që nuk merakoset për identitetin e qytetit të tij, por, nëse nuk e ka bërë me qëllim, kërkon ta zgjerojë arkitekturën e bregut të jugut edhe me një qytet tjetër duke i falur Greqisë jo Sarandën, por identitetin e saj, duke e njëjtësuar këtë qytet me imazhin e qyteteve bregdetare dhe të ishujve grekë. Mirëpo, asnjë nga dijetarët tanë që iu vërsulën Sgarbit për një konstatim të para 2000 e ca vjetësh nuk iu vërsulën edhe këtij kryetari bashkie dhe t’i kujtonin se kështu ai po i zhvendoste kufijtë e identitetit grek deri në Sarandë.

Duke i vështruar të tria këto ngjarje, nuk është e vështirë të konstatosh se ne shqiptarët kemi mbetur një komb dhe një vend folklorik dhe dija jonë albanologjike, kulturore dhe kombëtare e ka humbur drejtimin dhe nuk di të orientojëmë as vetëm shqiptarët, por as edhe të huajt.

Tezat e prejardhjes së shqiptarëve dhe origjinës së gjuhës dhe vendit të tyre janë sqaruar me rigorozitet shkencor nga profesorët e mëdhenj Çabej, Demiraj e plot të tjerë. Fatkeqësia e dijetarëve që lëvruan disiplinat që formojnë korpusin e studimeve albanologjike, ishte se ata e zhvilluan këtë dije në mënyrë autoreferenciale, pra, jehona e veprës së tyre me vështirësi i kalonte kufijtë etnikë. Për shkak se dija në komunizëm quhej «armë» në duart e komunistëve, ajo përdorej më shumë për të luftuar tezat e kundërta, armiqësore, sesa përdorej si një ftesë për dialog e për shkëmbime idesh. Për fat të keq, të rrethuar me fqinjë si serbët apo grekët, kjo lloj dijeje ishte me vend, por ajo realizoi vetëm një pjesë të së vërtetës. Në qoftë se në shekullin XIX, teza pellazgjike, vazhdimësia ilire dhe debatet mbi origjinën e shqiptarëvë ishin çështje të katedrave serioze të Perëndimit, kryesisht në botën gjermanike, pas çlirimit, kjo qendër u zhvendos në Shqipëri dhe mirë u bë, mirëpo në mënyrë tragjike e kriminale ne i humbëm lidhjet me ata që e kishin krijuar këtë dije dhe filluam të kultivojmë ndjenjën e krenarisë, të egoizmit etnik dhe u kthyem në qendër të botës duke u bërë qesharakë. Mjaft të kujtojnmë që për 40 e ca vjet ne nuk dërguam një studiues që të shfletonte arkivat e Vatikanit sepse këtë shtet e kishim shpallur armik, për të kuptuar se sa të gjymta ishin studimet tona. Duke ndërprerë komunikimin me botën perëndimore, ne, ndërkaq, e shkatërruam dhe e dogjëm në ferrin e harresës identitetin tonë. Jo vetëm kaq, por ne nuk arritëm të ndërtojmë dialogun e këputur që para ardhjes së komunistëve në pushtet dhe vijuam, për fat të keq, ta paraqesim edhe sot e gjithë ditën dijen tonë albanologjike si armë kundër opinioneve të ndryshme.

Nuk është rasti këtu që të përmend se krahas atyre arritjeve që ka shënuar albanologjia jonë në lëmë të studimeve të prejardhjes së gjuhës apo të origjinës e qytetërimit ilir e arbëror, ne duhet të tregohemi më modestë sepse trashëgimia jonë ka edhe plot golle, apo gropa që nuk i mbushim dot. Një ndër to është mungesa e shkrimit të ilirishtes. Ndaj, sot, ne kemi nevojë që të ndërtojmë një dialog dhe të hapemi me botën e qytetëruar duke pranuar në fillim edhe ndonjë paragjykim të tyre që nuk ka asnjë prapavijë ideologjike apo politike. Vitrorio Sgarbi, një personalitet i shquar i kritikës, historisë së arteve dhe jetës politike italiane ishte dhe është si një dhuratë nga Providenca për ne. Me anë të tij ne mund të promovohemi në Itali, të paktën, por edhe më shumë duke e ftuar atë në konferenca, në simpoziume e në debate dijetarësh dhe jo duke e fyer e duke i përmendur xhamat e zinj dhe duke e fyer në gjënë më të shenjtë që ka shqiptari, që mikut nuk ia përmend bukën kurrë.

Dhe në fund, dua të përmend edhe diçka tjetër. Po flitet për një fond prej disa milionë eurosh që do të përdoret nga një fondacion i huaj për Bylisin. Edhe ky projekt po vështrohet me klishetë e filmit komunist « Vjedhësit e monumenteve ». Ky mentalitet është përsëri vazhdë e kuptimit komunist për traditën dhe mbështetet mbi ndjenjat autoreferenciale. Nëse një fondacion europian do të vijë dhe do të investojë 6 milionë euro për ta nxjerrë në dritë Bylisin, kjo do të ishte një fitore e jashtëzakonshme për kulturën tonë, sepse ai fondacion do ta paraqesë pastaj edhe në Europë këtë qytet ashtu siç e meriton. Në qoftë se deri tani tradita e qytetërimit tonë ka qenë vetëm një stoli e vendosur keq në gjoksin e tharë të krenarisë boshe shqiptare, sot ne duhet të ndërtojmë dialogun me qytetërimin perëndimor të cilit i përkasim. Mirëpo, në qoftë se dijen e fituar do ta përdorim si armë për të asgjësuar kundërshtarët tanë ideologjikë, atëherë do të rikthehemi në vitet e errëta të komunizmit kur të gjithë ishim të bindur se ishim vendi më i lashtë në botë, me kulturën më të zhvilluar në botë. Të paktën në atë kohë nuk e kishim myftiun e Shkodrës që udhëheq një gjindje dhe e identifikon me Mehmet Fatihun dhe as ndonjë kryetar bashkie që kënaqësinë më të madhe urbanistike ka ngjyrat bardhë e blu.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne