Emisioni IMPAKT Opinion

Ilirianizmi i shqiptareve

 

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi dhe Petro Prodani diskutojne historine e ilirianizimit te shqiptareve. Tezat qe diskutohen jane: A jane shqiptaret pasardhes te ilireve? Kush ishin iliriet? Pse u zgjodhen iliret si paraardhes te shqiptareve? Kush ishin fuqite imperialiste qe kishin interes te kthenin shqiptaret ne ilire etj. Pse ne Maqedoni Avdullahet, Osmanet, Ramadanet, Mehmetet, Abdulvehapet e Shkupit vendosin idhuj te Skenderbeut dhe Nene Terezes, ndersa Gruevski dhe maqedonet vendosin idhuj te Aleksandrit te Madh dhe Maqedonise se lashte? Pse ne Shqiperi prifti grek Akil Pano hiqet me shqiptar sesa shqiptaret? Perse sulltan AbdulHamidi II beri Lidhjen e Prizrenit; kush ishte loja osmane – britanike pak Lidhjes se Prizrenit? Perse austriaket dhe italianet donin qe shqiptaret te beheshin ilire dhe jo osmane? Pse Islami i beri tosket shqiptare ndersa te krishteret ortodokse ngelen greke? Pse vllehet sikur Mihal Grameno, Aleksander Xhuvani, Motrat Qiriazi, Kostandin Cekrezi, Kristo Dako etj u bene shqiptare ne Shqiperi dhe promovuan idene e ilirianizmit? Perse disa historiane jane genjeshtare ndersa pak tregojne te verteten? Cila eshte historia e Prokopit te Cezarese i cili shkroi dy libra per Perandorin Bizantin, Justinianin I ku ne nje liber e lavderonte ndersa ne tjetrin e kritikonte? Ku eshte ndryshimi ndermjet historianit te regjimit nga historiani shkencetar? Perse shteti i imponon qytetareve ndodhi historike si ndodhi te shenjta kombetare te cilat duhet te festohen? Perse Xhorxh Orwelli thote: Kush kontrollon te kaluaren, kontrollon te ardhmen? Perse Monteskje thoshte qe Papa eshte nje magjistar i madh?

 

OPINIONE