Imami Armand Ali sfidon Spartak Ngjelen: Skenderbeun e perfola une! Une jam otomani!

Pas sherrit te Spartak Ngjeles dhe Myftiu te Tiranes, Ylli Gurra, ku te dy kacagjelat pasi kane share njeri tjetrin ne distance, me pas jane pajtuar, myfti Gurra fajin per sulmin ndaj Skenderbeut ja ka hedhur “imameve te veteshpallur”, termi qe i shkon imamit Armand Ali. Si per ti bere sfide Ngjeles per nje debat te ardhshem ne lidhje me Skenderbeun, imam Armandi Ali shkruan ne facebook tekstin me poshte:

“Sipas gazetes TEMA, avokati Ngjela eshte takuar me myftiun te cilin e akuzoi padrejtesisht per dicka qe nuk e kish thene.
Perseri sipas gazetes TEMA, avokati Ngjela eshte terhequr nga ato qe kish thene me pare per shkak se myftiu i paska thene se: “Nuk e kishte thënë kurrë që ‘shqiptarët janë turq”. Në rregull i Ngjela. Nëse është kështu unë tërhiqem nga aksioni im për të bërë padi por kam dëgjuar imamët e tu ta thoshin me zë këtë. Atehere ai prapë krijoi rezervën e vetë dhe më tha: Nuk janë imamë zyrtarë. Janë të vetëshpallur imamë. Unë nuk mbaj përgjegjësi për ata që janë vetëshpallur imamë dhe kanë hyrë në një xhami që nuk është në strukturën time, të Komunitetit Mysliman”.

Tani lindin tre pyetje:
1- Cilin imam ka degjuar Ngjela te thote se “shqiptaret jane turq”?
2- Po myftiu ke kishte per qellim se ate fjale e kishin thene imamet e vetshpallur?
3- A genjen Mero Baze duke e trilluar kete dialog mes avokatit dhe myftiut apo Ngjela ngaterron çajin me vajin kur thote se ka degjuar imamet e myftiut ta thone dhe myftiu i pergjigjet me nje genjeshter per te dale per vete i paster nga kjo histori?

Sqarim: Per tre dite me eshte bllokuar mundesia per postime, komente dhe pelqime ne profilin tim. Por Zuckerbergu nuk eshte me i zgjuar sesa une sa te ma bllokoj 100% aksesin per te folur perseri nga profili im i bllokuar.”

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne