Imami zionist Muhamed Bin Isa fal namazin e Bajramit në Tiranë!

Falja e Bajramit në Tiranë këtë vit ka ngjallur polemika të shumta, pasi ceremonia që u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore Islame, Dr. Muhamed Bin Abdulkerim El-Isa, nisi 15 minuta më herët duke lënë qindra besimtarë pa e falur Namazin e Fiter Bajrami.

Ajo që ra në sy ishte në ceremoninë e mbajtur në sheshin “Skënderbej”, ishte mungesa e përfaqësuesve të Dijanetit turk dhe mosfalja e Namazit në Xhaminë e Namazgjasë duke ngritur kështu pikëpyetje mbi ndikimet fetare dhe gjeopolitike në Shqipëri.

Sheikh Mohammed al-Issa, njihet perndryshe si agjent i regjimit saudit dhe zionist i flaktë, bashkëpunëtor i lobit zionist dhe promovues i normalizimit te marredhenieve te vendeve arabe me Izraelin.

Ky fakt u vu në pah edhe në Tiranë, pasi u konfirmua se Arabia Saudite dhe Izraeli janë në aleancë me gylenistët që drejtojnë Komunitetin Musliman Shqiptar kundër influencës turke në Ballkan, ose më thjeshtë, vehabizmi dhe zionizmi në aleancë kundër influences turke.

Për ata që kanë pak informacion, Sekretari i Përgjithshëm i Liges Boterore Islam, është një nga agjentët kryesorë të qeverisë së Arabisë Saudite, i cili ftohet nga lobi çifut nëpër botë për të propaganduar mbi Izraelin.

Kjo tregon se si Izraeli, nëpërmjet Arabisë Saudite, vazhdon te mbeshtese kontrollin e gylenistëve mbi Islamin në Shqipëri. Falja e Bajramit nga një imam i diskredituar i Arabisë Saudite i shton edhe më shumë turp kësaj falje Bajrami.

Kujtojmë këtu që përpara 2 ditësh kreu i gylenistëve Bujar Spahiu, sebashku me imam Ahmed Kalane dhe Bilal Teqen. ishin ne nje iftar me Rabinin e Benjamin Netanjahut në Tiranë, Yoel Kaplan, i cili mori pjese ne iftarin e organizuar nga Edi Rama, pas kthimit ne Shqiperi nga Izraeli ku ka qene pjese e makines vrasese izraelite në Gaza./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne