Imazhe të rreme protestash nga “Irani” po shpërndahen në masë në mediat sociale

Pamje protestash masive dhe përplasjesh të dhunshme anti-qeveritare në Iran ku janë përfshirë policë dhe protestues si dhe janë vrarë më shumë se 20 protestues, janë shpërndarë lirshëm nëpër mediat sociale javët e fundit.

I pari lajm është një postim nga kontribuesi i medias konservatore, Kambree Kawahine Koa i cili publikoi një video në Twitter ku pretendonte se po tregonte një demonstratë anti-qeveritare në Iran. Kawahine Koa u tha më shumë se 83,000 ndjekësve të tij: “Uaau! 300,000 persona po protestojnë për demokraci në Iran! E pabesueshme! ”

Megjithatë, përdoruesit në Twitter shumë shpejt e hodhën poshtë lajmin, duke thënë se videoja në fakt i përkiste protestave në Bahrein në vitin 2011. Në ditën e vitit të ri, përdoruesi i Twitter që jeton në Bahrein tha se u befasua kur mori vesh se videoja e ripostuar ishte parë 50.000 herë në vetëm dy orë. Deri atëherë, ajo ishte parë vetëm 18.000 herë brenda shtatë vitesh.

“Dëshiroja të dija se çfarë e shkaktoi gjithë këtë interes të papritur dhe zbulova se mediat dhe aktivistët amerikanë e kishin marrë atë dhe e kishin ripostuar duke e paraqitur si protestë në Iran, megjithëse videoja origjinale ne arabisht e trgonte qartë se protesta ishte e vitit 2011 në Bahrein. Postimi tregohet si më poshtë.
https://t.co/uF3ee80ekE
Kjo video tani është parë më shumë se 1.25 milionë herë në YouTube. Përdoruesi beson se popullariteti i videos është tregues i standardeve të dyfishta të medias amerikane. Ai thotë: “Askush nuk ishte i interesuar për atë video kur ishte fjala për popullin e Bahreinit, por brenda pak minutash u përhap në të gjithë SHBA-në dhe në botë kur videoja u besua se ishte nga protestat e tanishme iraniane”.

Në një tjetër postim të rremë, gazetari Emran Feroz publikoi foton e një gruaje me shami që godiste me shkelm policinë. Fotoja e cila u postua në prag të Vitit të Ri, ishte quajtur thjesht “Iran”.


https://twitter.com/Emran_Feroz/status/947522313481867269/photo/1
Më vonë u bë e njohur se kjo foto ishte marrë nga një film iranian. Në përgjigje të kritikëve të tij Feroz u shfajesua, duke thënë se fotografia ishte thjesht “simbolike”. Megjithatë disa komentues me të shpejtë filluan të tallen me pretendimin e Feroz.

Ka pasur gjithashtu edhe raportime ku imazhe protestash pro regjimit iranian u paraqitën si protesta anti-qeveritare. Nje foto e berë nga lart në një protestë në Kermanshah të Iranit perëndimor në fakt rezultoi se i përkiste një proteste në Buenos Aires.

Edhe këtë javë Twitter pezulloi një llogari të rremë në emër të Al Jazeeras pasi kompania u ankua se @Aljazeerairan ishte duke përhapur “përmbajtje të rreme” për protestat në Iran./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne