Imazhet satelitore zbulojnë armët sekrete të Kim Jong-un (Foto)

Imazhet satelitore tregojnë një tjetër armë  të fshehur të Kim Jong-un, në rast se Donald Trump vendos të ndërhyjë ushtarakisht në Korenë e Veriut.

Ekspertët kanë thënë se imazhet e marra nga një zonë rurale e Korenë së Veriut tregojnë një sërë objektesh sekrete ushtarake, duke përfshirë edhe një numër bazash nëntokësore.

Sipas James Hoare, i cili ka punuar në Ambasadën Britanike në Phenian, fotot zbulojnë rrjetin e impianteve të nëndheshme të testeve bërthamore të Kim Jong-un.

Lajmi vjen pasi Kim organizoi parada masive në Phenian, në një shfaqe fuqie për SHBA-në dhe trupat e Koresë së Jugut, shkruan “Daily Star”

Por Hoare paralajmëroi se lideri suprem i Koresë së Veriut, “fsheh shumë kërcënime nën tokë” dhe Presidenti amerikan duhet “të fillojë të shqetësohet”.

“Ju mund të dini çfarë ka në sipërfaqe, por nuk keni asnjë garanci për ndonjë sulm nga  objektet e saj bërthamore nëntokë,” tha ai.

“Truma amerikane po rrezikojnë duke i provokuar pa i çarmatosur”, shtoi eskperti./ tetovasot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne