Inaugurohet shkolla në Elbasan ku shpërthyen protestat, Boçi: Fitore e solidaritetit qytetar

Deputeti demokrat Luçiano Boçi u kthye në shkollën e fshatit Mengël ku tre javë me prindër dhe nxënës protestuan për mbylljen e godinës. Pas protestës së banorëve dhe nxënësve ku u bllokua edhe rruga nacionale, bashkia lëvroi investimin dhe nisi rikonstruksionin e shkollës.

Përmes një statusi në Facebook, Boçi shkruan se Mengëli me protestën e tij ka shkruar historinë, pasi sipas tij vetëm falë kësaj proteste institucionet reaguan dhe shkolla rifilloi të funksionojë.

Postimi i Luçiano Boçit: 

Sot në Mengël inaguruam hapjen e shkollës së rikonstruktuar.

Inaguruam njëkohësisht dhe fitoren e protestës e solidaritetit qytetar!

Këta fëmijë e prindërit e tyre ishin prej tre javësh protagonistët e një beteje të pashembullt, kundër arbitraritetit qeveritar, shurdhërisë dhe makutërisë ministrore, harbutërisë e dhunës policore.

Mengëli me aktin e tij ka shkruar historinë.

Dashuria për dijen dhe shkollën e këtyre fëmijëve zmbrapsi babëzinë e banditizmin e pushtetit.

Ballët e tërmetëve e të policëve nuk i mundën dot ata.

Mësimi që ata dhanë vlen sa për mijëra fjalime tonat.

Me protestë rrëzohet çdo padrejtësi…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne