Inceneratori i Elbasanit/ GJKKO jep dënimet për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS Alqi Bllako

GJKKO jep dënimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Ish-ministri është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbret në 6 vite e 8 muaj burg.

Kokës i bllokohet 1 pasuri dhe i lirohen nga sekuestro të tjerat.

Po kështu ish-deputeti i PS Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, dënim që zbret në 2 vite e 8 muaj burg.

Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj kanë fituar pafajësinë.
Me shërbim prove janë 5 të akuzuar: Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi./BW

 

 

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne