Inceneratori i Tiranës/ PD: SPAK të hetojë kryebashkiaken e Durrësit Sako, lidhi kontratë me Zoto-Mërtirin pa dokumentacion

Parita Demokratike, grupi i Rithemelimit i bën thirrje SPAK-ut të hetojë krebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sakon në lidhje me çështjen e inceneratorëve, veçanërisht atij të Tiranës për përfshirje në korrupsion.

Shefi i Organizimit të Berishës, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat tha se kryebashkiakja Emirjana Sako lidhi kontratë me kompaninë Zoto-Mërtiri, pa asnjë lloj dokumentacion, duke thënë se paratë e taksave të durrësakëve shkuan në xhepin e koncensionarit.

Më tej Balliu u shpreh se duhet ndërprerë pagesat, të cilat shkojnë në luks të arratisurit të çështjes dhe padronët e tyre në Tiranë, referuar Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Deklarata e plotë:

Emirjana Sako kryebashkiake e Durrësit, në vitin 2021, ka zhvilluar procedurën, jo të hapur por me negocim pa shpallje paraprake, të kontratës me objekt “Depozitimi i mbetjeve urbane Bashkia Durrës”.

Sasia e pritshme e mbetjeve ishte: 320.000 ton

Kohëzgjatja: 48 muaj

Fondi limit 1 148 864 000 lekë

Ofertuesi i vetëm që mori pjesë në këtë procedurë ishte: INTEGRATED ENERGY BV SPV, me vlerë të ofertës 1.126 miliard lekë të reja pa tvsh.

Sa për kujtesë: Intergrated është kompania e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

Në mungesë të konkurrencës dhe duke mos ndjekur procedurën e hapur të prokurimit, Emirjana Sako më 27 shtator 2021 nxitoi të shpallë fituesin dhe nënshkruajë formularin e njoftimit të fituesit ku njoftonte operatorin e vetëm pjesëmarrës, njëkohësisht fitues të kësaj procedure INTEGRATED ENERGY BV SPV, se oferta e paraqitur prej tij me vlerë 98% të fondit limit, pra 11.2 miliard lekë, u shpall fituese (publikuar në butelinin e APP-së nr.146, më 4 tetor 2021).

Në Buletinin e APP-së nr.161, datë 8 Nëntor 2021 publikohet njoftimi i nënshkrimit të kësaj kontrate me këto të dhëna:

1. Emri dhe adresa e Autoritetit /Enti Kontraktor Emri: Bashkia Durrës

2. Lloji i procedurës: ME NEGOCIM, PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS

3. Objekti i kontratës: “DEPOZITIMI I MBETJEVE URBANE BASHKIA DURRËS”

4. Numri i referencës së procedurës / Lotit: REF-05045-09-11-2021

5. Fondi Limit: 1,148,864,000 (një miliard e njëqind e dyzet e tetë milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e katërmijë) lekë pa tvsh.

6. Vlera totale përfundimtare e kontratës (përfshirë Lotet, opsionet dhe nënkontraktimin): Vlera 1.351.242.240 (me TVSH), monedha Lek

7. Data e nënshkrimit të kontratës : 08/10/2021

8. Emri i Kontraktorit/nënkontraktorit: INTEGRATED ENERGY BV SPV

Nga 14 Dhjetor 2021 deri më 17 Gusht 2023, bashkia Durrës pagoi Integrated Energy BV spv një vlerë prej 7.05 miliard lekë për:

– KONTRATA nr. 9853/8 e 8 tetorit 2021 “Depozitimi i mbetjeve urbane Bashkia Durrës”

– KONTRATA nr. 101/81 e 28 tetorit 2022 DEPOZITIM MBETJE URBANE BASHKIA DURRES

Sikurse evidentuam më lart, për kontratën e parë kemi gjetur dokumentacionin në Agjencinë e prokurimit publik.

Për kontratën e dytë nuk kemi gjetur asnjë të dhënë lidhur me procedurën e ndjekur dhe dokumentacionin shoqërues të saj.

Pyetja që vlen, dhe duhet bërë publikisht, për publikun durrsak dhe shqiptar është: Përse është lidhur një kontratë e dytë me të njëjtin objekt, ndërkohë që ekziston kontrata fillestare në fuqi me afat 48 muaj?

Si u planifikua buxheti për këtë kontratë të dytë? Si u miratua?

Çfarë procedure u ndoq deri në lidhjen e kontratës 101/81 me 28 tetor 2022?

Përse vijojnë pagesat për këtë kompani e cila është dëshmuar se operon në kushte mashtrimi dhe është nën hetim?

Është i pakuptueshëm, dashakeq, antiligjor, në përbuzje të djersës së taksapaguesve shqiptarë fakti që Ministria e Financave vazhdon edhe sot të bëjë pagesa nga Thesari i Shtetit.

Ato duhen ndërprerë menjëherë.

I bëjmë thirrje SPAK-ut që të thellojë hetimin dhe në bashkinë Durrës për të verifikuar këto procedura, dhe për të ndërprerë këto pagesa të cilat, nuk shkojnë për shërbime publike, por mbajnë të sigurt dhe në luks të arratisurit e çështjes dhe padronët e tyre në Tiranë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne