Indi, qeveria vendos për zgjedhje të këshillit në Xhamu dhe Kashmir

Rreth dy muaj pas një shtypje të qeverisë, India ka vendosur të organizojë zgjedhjet e Këshillit të Zhvillimit të Bllokut (BDC) në shtetin e trazuar Xhamu dhe Kashmir, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshillat janë niveli i dytë i qeverisjes vendore nën sistemin Panchayati Raj (vetëqeverisja lokale).

Kryeshefi i zgjedhjeve, Shailendra Kumar, njoftoi se procesi i zgjedhjeve do të zhvillohet brenda katër orëve, respektivisht nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 1 pasdite.

Ato do të mbahen në 310 nga gjithsej 316 blloqe në shtet. “Shqyrtimi i nominimeve do të kryhet më 10 tetor, data e fundit për tërheqje është 11 tetor”, shtoi Kumar.

Xhamu dhe Kashmir ka qenë nën një shtypje që nga 5 gushti, kur qeveria revokoi nenin 370 të kushtetutës indiane, që i jepte rajonit një status të veçantë.

Qindra njerëz, kryesisht udhëheqës politikë, janë ndaluar ose arrestuar nga autoritetet që kur qeveria indiane ndërmori këtë veprim.

India ka thënë se 93 për qind e kufizimeve janë lehtësuar në rajonin e bllokuar nga konflikti, një pretendim që AA nuk mundi ta verifikojë në mënyrë të pavarur.

India dhe Pakistani e administrojnë Kashmirin në pjesë, por e pretendojnë të plotë. Kina po ashtu kontrollon një pjesë të rajonit të kontestuar, por India dhe Pakistani kanë zhvilluar dy luftëra mbi Kashmirin.

Duke pasur parasysh kufizimet aktuale, disa shprehin shqetësim lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në këtë kohë.

Sipas njoftimeve në media dhe nga zyrtarët lokalë, mbi 4 mijë persona në Xhamu dhe Kashmir janë arrestuar, përfshirë shumë drejtues dhe anëtarë të partive politike. Vendimi për të mbajtur zgjedhje nën një atmosferë të tillë ka befasuar shumë.

I pyetur në lidhje me përshtatshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve, Kumar tha se, “Departamenti i Brendshëm ka vlerësuar situatën e sigurisë në shtet. Ata po ashtu kanë siguruar që mund të garantojnë siguri të përshtatshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Megjithatë, këto zgjedhje do të jenë të parat për të vlerësuar situatën e sigurisë në shtet./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne