Indipendent: “Zhduket ëndrra e Arabisë Saudite për tu shndërruar në një fuqi zotëruese mbi botën arabe dhe islame”

Gazeta angleze “Indipendent” në një raport të saj ditën e shtunë, vuri në dukje dështimin e politikave destruktive, ndërhyrëse dhe ambicioze të Riadit në rajonin e Lindjes së Mesme si në Siri dhe Jemen dhe shkroi: “U zhduk ëndrra e Arabisë Saudite për tu shndërruar në një forcë superiore në botën arabe dhe islame”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë artikull të shkruar nga autori Patrik Kukbern, thuhet: “Dy vite më parë dukej se përpjekjet 50 vjeçare të Arabisë Saudite për ta prezantuar vetën si fuqia kryesore në mesin e vendeve arabe dhe islame, kanë qenë të suksesshme.

Në vitin 2014, Hillari Klinton, ish-sekretarja amerikane e shtetit, me anë të një e-maili të cilin e ka zbuluar WikiLeaks, e ka quajtur Arabinë Saudite dhe Katarin, dy vende që konkurrojnë mes vete për ta vendosur hegjemoninë e tyre mbi botën arabe dhe islame. Mirëpo ajo çfarë nuk parashikohej, ishte kjo që gati të gjitha politikat ambicioze të Arabisë Saudite kanë dështuar ose Riadi në shumë fronte ka pësuar disfatë të madhe. Në vitin e kaluar (2015), aleatët e Arabisë Saudite në luftën e brendshme të Sirisë, humbën edhe zonën e fundit që mbanin nën kontroll në pjesën lindore të Alepos.

Në këtë luftën ndërhyrja e Arabisë Saudite të paktën ka qenë jo e drejtpërdrejtë, mirëpo në Jemen makineria ushtarake e Arabisë Saudite ka pësuar disfatë të madhe në përballje me forcat jemenase. Politika me plotë energji e Arabisë Saudite në vend që ta kufizojë ndikimin e Iranit, saktësisht ka dhënë rezultat të kundërt dhe në takimin e fundit të OPEC, Riadi ka pranuar ta ulë prodhimin e naftës njëkohësisht me shtimin e sasisë së prodhimit të naftës së Iranit.

Pavarësisht ndërhyrjes së Baraka Obamas dhe marrëdhënieve të afërta të Uashingtonit me Riasdin, Kongresi i Amerikës njohu zyrtarisht të drejtën e familjarëve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit 2001 për të paraqitur padi kundër Qeverisë së Arabisë Saudite dhe sipas këtij amendamenti, nëse vërtetohet implikimi i Arabisë Saudite në këto sulme, familjarët e viktimave kanë të drejtë të paditin qeverinë saudite”,- thuhet ndër të tjera në artikullin e Patrik Kukbern.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne