Indonezi, gjenden 52 letërnjoftime të pasagjerëve të avionit të rrëzuar

 Ekipet e shpëtimit në Indonezi edhe më tej kërkojnë viktimat e fatkeqësisë ajrore të së dielës, e cila ndodhi kur avioni i kompanisë Lion në fluturimin JT610 u rrëzua në det afër Java-s Perëndimore.

Boeing 737 MAX 8 me 189 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u rrëzua të dielën në mëngjes, vetëm 13 minuta pas nisjes nga Xhakarta në Pangkal Pinang.

Në kërkimin për mbetjet e trupit të avionit është përfshirë edhe anija indoneziane e marinës, e cila me skanim sonar në thellësi prej 32 metrave zbuloi një mbetje avioni 22 metra të gjatë.

Ende nuk është konfirmuar nësë bëhet fjalë për mbetje avioni ndërsa përfaqësuesit e shërbimit indonezian njoftuan se janë regjistruar edhe sinjalet e para të kutisë së zezë.

Ministri indonezian i Transportit, Budi Karya Sumadi, tha se drejtori teknik i kompanisë Lyon, si dhe disa anëtarë të tjerë të ekipit teknik, u pezulluan për shkak të aksidentit.

Agjencia për shpëtim dhe kërkim (BASARNAS) më parë tha se në vendin e aksidentit janë gjetur letërnjoftimet e 52 personave.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe mbetjet mortore të së paku 37 personave ndërsa identifikimi i viktimave do të bëhet në bazë të ADN-së.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne