Rrëzohet helikopteri ushtarak në Afganistan, 20 të vdekur

 Në provincën Farah të Afganistanit është rrëzuar një helikopter ushtarak i cili transportonte zyrtarët e nivelit të lartë.

Zëdhënësi i Prefekturës së Farahut, Naser Mehdi, bëri të ditur se helikopteri është rrëzuar për shkak të kushteve jo të mira atmosferike pak kohë pasi që është nisur nga rajoni malor Anar Dara. Mehdi tha se si pasojë e aksidentit, 20 persona në helikopter kanë humbur jetën.

Në helikopterin i cili planifikohej të shkonte në krahinën Herat, ndodheshin edhe zëvendës komandanti i rajonit perëndimor të Afganistanit dhe kryetari i kuvendit të përgjithshëm komunal të Farahut.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne