Shqiperia

E rëndë në Himarë, 60-vjeçari gjendet i varur pranë banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë mëngjesin e sotëm pasi është gjetur i varur me litar një 60-vjeçar.

“Më datë 31.10.2018, në orën 07:03, në fshatin Vranisht, Himarë, është gjetur i varur me litarë në afërsi të banesës së tij shtetasi me gjeneralitetet A.A, 60 vjeç,” shkruan policia.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga litari.

Bazuar në veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas mund të jetë vetëvarur.

Po punohet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE