Makina përplas biçikletën në Lezhë, vdes 65-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në superstradën Lezhë-Milot, tek vendi i quajtur “kryqëzimi i Rrilës”.

Një drejtues biciklete ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një autoveturë.

BalkanWeb mëson se viktima është Zef Milloshi, rreth 65 vjeç nga Rrila. Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje duke shoqëruar shoferin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne