Infantino: Botërori 2022 në Katar do të jetë i paharrueshëm

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, pohoi se Kampionati Botëror 2022 do të jetë një turne i “paharrueshëm”.

Në deklaratat e tij për ueb faqen e FIFA-s, Infantino, ka theksuar se të gjithë stadiumet janë në largësi prej më së shumti një orë nga njëri-tjetri. “Moti në muajt nëntor dhe dhjetor do të jetë i mrrekullueshëm. Temperatura mes 15-20 gradë është shumë ideale për një organizim sportiv. Të gjithë elementet do ta bëjnë të paharrueshme Kampionatin Botëror 2022”, ka thënë Infantino.

Ai më tej duke theksuar se vizita në Katar do të jetë një përvojë e rëndësishme, tha se dashamirët e futbollit nuk do ta vizitojnë vetëm një vend me diell, por një vend të jashtëzakonshëm.

Infantino i bëri thirrje dashamirëve të futbollit që në vitin 2022 të shkojnë në Katar për “Botërorin më të mirë deri tani”.

Kampionati Botëror 2022 do të zhvillohet mes 21 nëntor dhe 18 dhjetor në Katar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne