Infektohet me koronavirus punonjësja e Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër

Një punonjëse e sigurimeve shoqërore në Gjirokastër është konfirmuar pozitive me koronavirus.

Mësohet se prej datës 18 shtator ajo nuk është paraqitur në ambientet e punës, duke ulur kështu rrezikun për përhapje të infeksionit në radhët e kolegëve.

Gjirokastra numëron 76 raste aktive me koronavirus që prej fillimit të pandemisë. Ditën e djeshme në këtë qytet u konfirmuan katër raste të reja./Abc News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne