Rama u shpreh se vendi ynë duhet të ndihet i bekuar që ne rrethohemi në BE, ndërsa në lidhje me hapjen kolegjit Evropian në Tiranë, ai tha se është më tepër sesa një universitet.

Pjesë nga fjalimi i kryeministrit Rama:

Është vërtet inkurajuese të shohësh BE ta kaloj kaq shpejt nga fjalët ne vepra, është e pazakonte. Më duhet të them që kjo është diçka që e kemi përjetuar vitet e fundit falë përkushtimit të presidentes, që na ka shoqëruar në momente shumë të errëta, si në momentin kur tërmeti shkatërrimtar goditi Shqipërinë dhe mund ta them pas asnjë dyshim që pa të, rrugëtimi ynë për t’u ringritur do të kishte qenë thjeshtë i pamundur.

Dua po kështu të nënvizoj, se sa e rëndësishme është kjo nismë që merr jetë sot brenda një kohë të shkurtër. Sepse në priremi gjithmonë të mendojmë që Evropa ka të bëjë me ekonominë, financimin dhe tregun, këto janë të vërteta, por unë mendoj që Evropa ka të bëjë më shumë me dijen.
Unë gjithmonë mendoj se sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend dhe sa të bekuar jemi që rrethohemi nga BE. Po të hedh një sy në të shkuarën tonë, nuk ka shumë arsye për të qenë shumë të frymëzuar, apo për të besuar në një të ardhme të ndritshme dhe nëse ka një arsye që vende të ndryshme që vijnë nga një e shkuar e tillë dhe nuk e gjejnë këtë, nuk rrethohen nga Evropa.

Askush nuk mund t’u mësojë vendeve që gjendet në pjesë të tjera të botës që duan të ecin përpara, duke transformuar shtetin e tyre, BE është më i miri që e bën këtë, askush, nuk mund ta shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vetë e të sigurojë një shtet demokratik, siç bën BE. E di që nuk është aspak e lehtë, nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE, por nuk ka rrugë tjetër. Ja pse besoj se ky kolegj është më shumë se sa një universitet që vjen këtu nga jashtë dhe bëhet pjesë e sistemit tonë.

Kjo përveç kësaj është një mësim edhe më i thelluar edhe për vetë BE dhe për rrugëtimin drejt tij./BW