Shqiperia

INSTAT: Ekonomia ra me 10,23% në tremujorin e dytë. U godit rëndë nga pandemia

Shqipëria me rënie të fortë ekonomike dy shifrore.

Instituti i Statistikave raporton se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 ekonomia shqiptare ka shënuar një rënie drastike me më shumë se 10.2% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Muajt Prill-Maj-Qershor përkojnë me periudhën kur vendi u izolua për shkak të virusit Covid-19 që ra në botë duke përfshirë edhe vendin tonë.

Kjo është tkurrja më e fortë që prej vitit të krizës së piramidave në vitin 1997. Sipas Institutit të Statistikave të gjithë sektorët në periudhën e pandemisë kanë rezultuar me tkurrje, por më e larta ishte në degët tregti, transport, akomodim, shërbim ushqimor ndërsa me rritje kanë rezultuar vetëm dy degë, bujqësia dhe pasuritë e paluajtëshme, ku pas tërmetit pati një interes të shtuar drejt agjentëve imobiliare për të ndryshuar shtëpi.

Ky është tremujori i tretë radhazi me rënie vjetore duke e futur zyrtarisht ekonominë vendase në recesion. Për të gjithë vitin qeveria parashikon që rënia ekonomike të jetë rreth 4.5% ndërkohë parashikimet e institucioneve ndërkombëtare si FMN, BERZH edhe Bankë Botërore janë më të zymta dhe flasin për një rënie ekonomike nga 5% deri 9%./BW

OPINIONE

INTERVISTA