Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë reagon ndaj deklaratës së Biden-it

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, lidhur me postimin në rrjetin social të kandidatit presidencial demokrat në SHBA, Joe Biden për Malësinë e Karabakut reagoi me fjalët “A do të dëshironit që edhe Armenia të ndalonte pushtimin?”.

Kalın nëpërmjet llogarisë në Twitter i dha përgjigje Biden-it i cili ka deklaruar: “Përderisa humbjet e jetëve rriten me shpejtësi në Malësinë e Karabakut dhe zonat përreth, administrata e Trumpit duhet t’u bëjë thirrje liderëve armenë dhe azerë që të ulin menjëherë tensionet. Gjithashtu duhet të kërkojë që vendet si Turqia të qëndrojnë jashtë këtij konflikti”.

“A do të dëshironit edhe Armenia që të ndalonte pushtimin? Apo do t’i dorëzoheshit vetëm fushatës për njollosje të lobit armen?”, tha Kalın duke iu përgjigjur Biden-it./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne