Institucionet urëlidhëse të Turqisë – Aktivitetet e TIKA-s (Pjesa 1.)

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, një prej hallkave të qytetërimit të vakëfeve, demonstron në mënyrë konkrete qëndrimin e ndërgjegjshëm dhe humanitar të Turqisë duke çuar ndihma në zonat më të thella dhe vendbanimet më të largëta të botës.

 

Çfarë bën TIKA?

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, një prej hallkave të qytetërimit të vakëfeve, demonstron në mënyrë konkrete qëndrimin e ndërgjegjshëm dhe humanitar të Turqisë duke çuar ndihma në zonat më të thella dhe vendbanimet më të largëta të botës.

TIKA ndan me miqtë tanë akumulimin dhe përvojën e Turqisë duke realizuar projekte zhvillimore ekonomike, sociale, kulturore dhe në shumë fusha të tjera të jetës në një hapësirë gjeografike mjaft tëgjerë, nga Azia Qendrore deri në Ballkan dhe nga Afrika deri në Amerikën Latine dhe Azinë Jugore.

Me rreth 25.000 projekte zhvillimore të konkretizuara deri më sot jashtë shtetit, kjo agjenci ka bërë të mundur plotësimin e nevojave të qindra-mijëra njerëzve të vuajtur duke ndërtuar rrugë, spitale dhe shkolla. Ajo kontribuon në fuqizimin e lidhjeve miqësore dhe në avancimin e marrëdhënieve ekzistuese të Turqisë me këto vende në stadin e merituar.

Larmia e projekteve të realizuara nga TIKA përfshin një mori fushash, ku vlen të theksohen arsimi, shëndetësia, strehimi, shëndeti i nënës dhe fëmijës, bujqësia dhe blegtoria, transporti, prodhimi, punësimi, çështjet hidrike dhe higjieno-sanitare. Themelet e të gjitha këtyre projekteve formohen nga synimi për zhvillimin e bashkëpunimit afatgjatë mbi bazat e  partneritetit të ndershëm dhe për mbështetjen e vendeve mike që ato të arrijnë kapacitetin e tyre institucional dhe njerëzor për të përdorur në mënyrë efektive resurset kombëtare.

Në trevjeçarin e fundit (2015-2017), rreth 250 vepra të trashëgimisë së përbashkët historiko-kulturore në shumë vende të botës, nga Ballkani në Azinë Qendrore dhe nga Lindja e Mesme deri në Afrikë, janë restauruar dhe rigjallëruar nga TIKA.

Qindra-mijëra pacientë po gjejnë shërim në spitale të ndërtuara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Somali, Palestinë, Sudan, Pakistan, Kirgizi, Moldavi dhe në shumë vende të tjera./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne