Arlind Qori: Rama ka humbur përfundimisht toruan, duhen dëbuar veglat e qeverisë nga universitetet

Pedagogu dhe aktivisti, Arlind Qori, shprehet se futja e policisë në universitetete për të dhunuar studentët, është shenjë se kryeministri Rama e ka humbur përfundimisht toruan. Qori shprehet se ngjarja e sotme, është një arsye më shumë se përse duhen larguar veglat e qeverisë nga administrimi i universiteteve.

Sot Edi Rama ka humbur përfundimisht toruan dhe iu është vërsulur studentëve edhe fizikisht. Në shkelje të plotë të ligjit të arsimit të lartë, Rama, nëpërmjet Administratorit të Universitetit të Tiranës – njëfarë Skerdi Dafa – ka futur policinë në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë duke dhunuar studentët që po bojkotonin në mënyrë aktive. Neni 5, pika dh e ligjit të arsimit të lartë shprehet qartë se i vetmi autoritet që mund të thërrasë policinë është titullari i institucionit të arsimit të lartë – pra rektori.

Ngjarja e sotme është një arsye më shumë për të kërkuar dëbimin e veglave të qeverisë nga administrimi i universiteteve dhe rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë. Vetëm bashkësia e barabartë e studentëve dhe pedagogëve mund të vendosë për ç’ndodh brenda mureve të universitetit“, shprehet Arlind Qori.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne