Mendimtari hebre: si është shndërruar Holokausti në një fe te re

Jacob Cohen, një shkrimtar e mendimtar hebre me origjinë marokene dhe kombësinë franceze, mbajti javën e kaluar në Rabat një ligjëratë me titull “Holokausti dhe axhenda sioniste.

Jacob Cohen foli për për atë që e quajti “propagandë gjeniale sioniste”, që sipas tij shfrytëzon Holokaustin për të justifikuar krimet e kryera kundër palestinezëve.

Mendimtar hebre tha se sot Holokausti është bërë një fe e re e shpikur nga sionistët, që ka për qëllim ushtrimin e ndikimit mbi kombet e tjera në botë dhe për të justifikuar pushtimin e Palestinës dhe hapësira të tjera arabe, të tilla si Lartësitë Golan.

“Holokausti është bërë një fe e re e krijuar nga sionistët. Ata përcaktojnë dogmën e fesë, e cilat nuk mund të merret në diskutim, e tillë si ‘gjashtë milionë të vrarë’. Çdo ekzaminim kritik i kësaj dogme konsiderohet herezi dhe në shumë vende është e ndaluar me ligj”, tha Cohen.

Dhe kjo sipas tij, ka çuar në mitizimin e Izraelit nën pretekstin se është e nevojshme që të mos përsëritet më  Holokausti.

“Holokausti është bërë një mjet për terror ideologjik, me të cilin sionistët terrorizojnë pjesën tjetër të botës”, tha mendimtari hebre.

Ai ka theksuar se koncepti i antisemitizmit përdoret për të dënuar çdo fjalim kritik nsaj sionizmit dhe Izraelit, dhe se Izraeli po iu bën presion të gjithëve në Evropë që e kritikojnë për qëndrimin ndaj palestinezëve dhe pushtimin e territoreve palestineze.

“Izraeli është një shtet i frikës dhe i luftës që nuk dëshiron paqe me arabët. Sionizmi është një ideologji që nuk e pranon një gjë të tillë siç është paqja”, përfundoi Jacob Cohen.

Për shkak të pikëpamjeve të tij kritike nsaj sionizmit, Cohen disa herë është sulmuar fizikisht në Francë, ku dhe jeton e punon. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne