Pika e parë në rendin e ditës së punimeve në Kuvend është interpelanca e thirrur nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me mbetjet toksike.
“Rama ka ardhur sot në Interpelancë sepse siç duket me ju atje lart i duket vetja Skënderbe.
Sipas informacioneve 2 anije me 100 kontenierë po kthehen në portin e Durrësit.
Ky port edhe më parë është shfrytëzuar për të nxjerrë nga vendi dhe rajoni mbetje të rrezikshme drejt Azisë, sipas një organizate amerikane. Sipas tyre këto dërgesa bëhen rregullisht”, i tha Bardhi kryeministrit rama.