Interviste me Dr. Muhamed Kajollin *
1. Në datë 22 tetor 2025, në Prishtinë, nën udhëheqjen e shtetasit kroat Vesel Lekaj, u bë mbledhja e Lëvizjes së Deçanit për të përkujtuar 2-vjetorin e kësaj Lëvizjeje. Në fjalimin e tij, Lekaj deklaroi që qëllimi i kësaj Lëvizjeje është heqja e Islamit në Kosovë.
Si e komentoni këtë Lëvizje dhe deklaratat e Vesel Lekajt?
Para se t’i përgjigjem pyetjes tënde, dua të theksoj se çdo shtet do të duhej të kishte një Qendër Grumbullimi të Informatave, të jetë i pavarur për sigurinë, shtetndërtimin dhe zhvillimin e vet. Pak shtete në botë këtë institucion e kanë të cunguar, fatkeqësisht në mesin e tyre jemi ne. Shqiptarët, jetojnë në tremexhen ku tri civilizimet e mëdha botërore brenda një hapësiregjeografike të vogël luajnë lojëra e tyre të rrezikshme.Ambasadori tashmë i ndjerë, z. Shaban Murati gjashtë muaj para se të ndërronte jetë, mua dhe dy profesorëve të tjerë na kujtoi duke na thënë: Mos harroni se, shërbimi ynë sekret në Tiranë që kur është themeluar në vitin 1943 nga Beogradi, vazhdon edhe sot të jetë po aq i forte sa kur ishte themeluar.
Që këtu dua t’ju them se unë nuk merrem me individë, sepse ne (shqiptarët), nuk kemi informacione të sakta përveç hamendësimeve. Prandaj unë përpiqem të analizoj ngjarjet ashtu ashtu si i shoh ngjarjet. Pra, jemi të vonuar. Këtë intervistë e fillova duke kujtuar diplomatin e madh shqiptarë i cili punoi plot 50 vjet në shërbim të shtetit, mirëpo, diplomacia shqiptare nuk e pa të arsyeshme t’ia botojë qoftë një libër të vetëm nga 20 sosh që shkroi mbi diplomacinë. Tani t’i kthehem pyetjes tënde.
Mirëpo, kur ai del me deklaratë publike dhe thotë: të heqin Islamin nga shqiptarët, këtu jo vetëm unë, por secili shqiptar do të duhej të mësojë më shumë për këtë njeri, apo për këtë Lëvizje ku ai është një prej nismëtarëve. Pra, ky njeri, pas dy vjet pune organizative brenda kësaj Lëvizje, po thotë se, numri i anëtarësisë tanimë po kaluaka dyqindmijë, dhe tani ka kurajo të thërret për kryqëzatë. Vërtetë është për t’u shqetësuar! Zëri i kujt është ky? Pra, në dukje të parë duket një zë i një Lëvizjeje shqiptare, kundër shqiptarëve autokton të besimit musliman. Paradoks! Diçka jo e zakontë për traditat tona shekullore.
2. Vesel Lekaj deklaroi që nisma e Deçanit mbështetet nga “miqtë tanë të interesuar”. Kush mund të jenë sponsorët e kësaj Lëvizjeje?
3. Lekaj deklaroi që hoxhallarët shqiptarë janë anti-kombëtare. Dhe deklaroi që largimi nga Islami është atdhetarizëm, patriotizëm. Si e komentoni këtë?
Gjuha me të cilën flet z. Lekaj, prokuroria shqiptare nuk duhet ta neglizhojë (nëse kemi prokurori shiptare), por edhe patriotët e sinqertë nuk duhet neglizhuar sepse jemi shumë të vonuar. Duket se këtij konvertiti çdo gjë Islame i pengon, sidomos hoxhallarët që janë krerët e këtij besimi. Sipas tij, çdo shqiptar i mirë është ai shqiptar që nuk është musliman! Prandaj, këtij njeriu dhe kësaj Lëvizje është e kotë t’ia kujtojmë kontributin e hoxhallarëve dhe elitarëve muslimane që nga fillim shekulli XIX që e përmbyllën patriotizmin e tyre me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ose Rilindasit shqiptar të penës e të pushkës. Këtij njeriu ose kësaj Lëvizje nuk duhet kujtuar as dëshmorët hoxhallarë të luftës së fundit (1998/99) kundër sllavëve. Hoxhallarët, njëri prej të cilëve kam qenë edhe unë, ndihmës ministër i Ministrit të Mbrojtjes, z. Ahmed Krasniqit dhe z. Halil Bicaj. Përveç angazhimeve të tjera që kisha, me ftesë të autoriteteve gjermane në verën e v. 1998 kam shkuar të flas përpara të zgjedhurve në Ansamblenë e Parlamentit të Dusseldorf-it. Pak ditë më vonë, fjalim kam mbajtur në Kishën e Moersit, ku bëhej zgjedhja e kreut të Kishës për Republikën Westvalen. Natyrisht, autoritet gjermane ishin të interesuar të njiheshin për së afërmi rreth konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës. Më pas, kur shqiptarët atje kuptuan për angazhimin tim, për tri javë rresht më organizuan takime ku mbaja fjalime nëpër klube dhe xhamija shqiptarësh, në dhjetë qytetet të Gjermanisë… Në fjalimet e mia përveç tjerash, apeloja: “Toskë e gegë, muslimanë e të krishterë të bashkojmë forcat kundër hordhisë millosheviçiane”.
4. Alma Lama nga Shqipëria e shpalli besimin islam si një besim ekstrem, i cili duhet hequr nga Kosova. Si e komentoni këtë?
5. Sadri Ramabaja deklaroi që Lëvizja e Deçanit duhet të ndjekë rrugën e kuislingut fashist Gjergj Fishta dhe rrugën e klerit françeskan dhe jezuit të Shkodrës, i cili bashkëpunoi me fashizmin në pushtimin e Shqipërisë. Si e komentoni këtë?
6. Jeton Kelmendi, ligjërues në kolegjin AAB në Prishtinë, citoi enveristin Ismail Kadare, i cili në vitet 1990 i bëri thirrje për “kthim në fenë e të parëve”. Si e komentoni këtë?
Prandaj, hapësirat për falje, sidomos në ditën e xhuma janë të pa mjaftueshme për besimtarët muslimanë. Ndërsa tani,për rrëmujën në trafiqet tona fajin ia adresojmë zyrtarëve të urbanizmit.
Brenda kësaj pyetje, shfrytëzoj rastin të reagoj ndaj Gjet Ndojit fjalimi i të cili më shqetësoi. Ai gënjeu thellë, dhe atë në emër të hulumtimeve të tij historiografike rreth shndërrimit të kishave shqiptare në xhami. Atij, shteti i kishte besuar një post të lartë, dhe ai, aty ka pasur rastin të lexojë faktet e shndërrimit të kishave në xhami. Asnjë kishë në asnjë vend të botës osmane nuk është shndërruar në xhami pa justifikim. Sistemi osman ka pasur rregulla, si dhe kur kishat mund të shndërrohen në xhami. Aja Sofija p.sh. është shndërru në xhami, pasi është blerë me flori. Sikurse që sot, shumë kisha kur dalin në ankandet eEvropës e Amerikës. Çfarë faji kanë muslimanët që blejnë objektet që ata i nxjerrin në shitje. Nëse nuk do të shndërroheshin në xhami, ato tempuj fetarë do të bëheshin mejhane, kazino ose vende prostitucioni. Priftërinjtë e këtyre vendeve i kanë mirëpritur shndërrimin e kishave në xhamia. Lexoni dhe binduni.
7. Elder Highs, një misionar nga Kisha e Jezu Krishtit (Mormone) në Kosovë, deklaroi që: “Ju në Kosovë jeni nën kontrollin e myslimanëve, por kjo është koha që të gjeni traditën e të parëve tuaj.” Çfarë synonte misionari amerikan me këto fjalë? Ndarjen e katolikëve nga shqiptarët myslimanë?
Pra, një misionar që brenda komunitetit të tij krishterë thërret për paqe, nuk i ka hije të jetë pjesë ku uluritet për ndarje dhe fushatë kryqzatash midis pjesëtarëve të një kombi e lëre më të jetë pjesë e zërit të tyre.
8. Gani Mehmeti deklaroi që: “Duhet të nisim ofensivë në Maqedoninë Veriore. Dhe se shqiptarët myslimanë janë mercenarë të paguar.” Për çfarë ofensivë e kanë fjalën delegatët e Lëvizjes së Deçanit në Maqedoni?
Nuk kam ndonjë koment të veçantë për deklaratën e Ganiut. I eksituar për çka dëgjoi aty, se, Lëvizja e Deçanit tani po “numëruaka dyqindmijë” anëtarë, territori i Kosovës iu duk i vogël. Prej tij mësova se Lëvizja e Deçanit nuk paska shtrirje në Maqedoninë e Veriut, prandaj, sipas tij, nuk duhet humbur më shumë kohë. Lëvizja (pra, përçarja) duhet të shtrihet edhe atje!
9. A nuk rrezikon kjo nismë të krijojë përçarje të reja ndër shqiptarë, në vend që t’i bashkojë ata?
Këta nismëtarë, mosha mesatare e të cilëve është mbi 70vjet, kanë mbjellë tharmin e të keqes brenda kombit tonë. Këta shumë shpejt do të ikin në amshim, por në hapësirënshqiptare mbollën farën e të keqes për të cilën do të vuajnë gjeneratat e së nesërmes.
Shqiptarët nga Shkodra e Mirdita, muslimanë e katolikë nga Kosova luftuan së bashku kundër sllavëve që nga 1879-1999, ndanë bukën së bashku dhe, vdiqën së bashku për kauzën kombëtare. Unë si besimtarë muslimanë, nuk kam pse ta urrej shqiptarin që konvertohet nga një besim në një besim tjetër ose zgjedh mosbesimin. Besimi është çështje shijesh dhe bindjesh, mirëpo, i shëmtuar është ai që thërret në urrejtje.
10. Pse duhet feja islame të shihet si rrezik për kombin, kur mijëra shqiptarë myslimanë kanë dhënë jetën për atdheun?
Të gjithë ata popuj që kanë jetuar nën ombrellën e sistemit Islam, e dinë mirë drejtësinë Islame të bazuar në Kur’an. Kur ne, sot, dëgjojmë zëra se Islami na qenka e keqja e shqiptarëve, habitemi, dhe, natyrisht që nuk e pranojmë këtë zë. Këta nuk kanë argumente, por kanë zë thumbues që nuk duan të dëgjojnë argumentet. Jam i hapur për debatemidis ekspertëve, por jo për zëra agjenturash. Muhammedi a.s.s. nuk ishte Antikrishti, thirrësit e këtij sllogani ishin dhe janë përfituesit e interesave të tyre meskine përgjatë gjithë historisë Islam-Krishterim.
Fatkeqësisht, sot, elitat shqiptare muslimane janë nën presion të lartë nga vetë shqiptarët jo muslimanë, të konvertuarve të rinj dhe ish komunistëve që mbajnë emra muslimanësh. Shumica tyre është ushqyer nëpër kazanet e sistemit jugosllvav dhe të Enverit. Ndërsa sot ushqehen nga misionarë ekonomik, politik, fetarë, islamofobë ose tregtarë armesh. Nuk përjashtohet mundësia që individë muslimanë të ndihmohen nga Arabia Saudite dhe Emiratet që i shërbejnë kësaj të keqeje të madhe. Por në asnjë mënyrë në këto ujëra të ndyra nuk është përfshirë autoriteti i BIK-u. Të gjithë ato zëra që fajësojnë BIK-un, janë zëra tendenciozë që fshehin agjendat e tyre për t’i fryrëpërqarjes brenda llojit shqiptar. Zëra (mediet) që keqinterpretojnë llapsuzet e ndonjë hoxhe ose të vetë kreut të BIK-ut nuk i shërbejnë të mirës mbarëshqiptare.
11. Pse Qeveria e Kosovës nuk merr masa kundër kësaj Lëvizjeje që nxit urrejtje kombëtare dhe fetare në vend?
Sa i përket neglizhencës së Qeverisë së Kosovës nuk di të them më shumë se sa solla thënien e ambasadorit Shaban Murati. Nëse rrënkon Shqipëria jonë e sotme, ç’mund të themi se, në ç’pozitë është Qeveria jo legjitime e Kosovës. Shpesh herë publiku shqiptar dëgjon e lexon se vetëm në Kosovë veprojnë nga 40-70 mijë informatorë që informacionin ia çojnë OZNA ruse ose ish UDB, sot BIA serbe. Prezenca e shërbimeve ruse dhe serbe, në Tiranë dhe Prishtinë sot është më aktive dhe më dinake, sepse përballë kanë CIA amerikane dhe MIT turk.
12. Gazeta Impakt ka botuar një dokument sekret kroat i cili pretendon që Lëvizja e Deçanit është pjesë e një agjenture ndërkombëtare që kërkon të krijojë shtetin bektashian, një shtet ortodoks në Manastirin e Deçanit dhe një shtet katolik në Kosovë. Si e interpretoni këtë dokument?
Rreth dokumentit Non Paper, nuk kam kurrfar komenti. Këto letra më ngjasojnë sikur i rasti i zotëriut të një shtëpieqë vendoste ca copëza djathi në mes të dhomës për të shikuar se nga po i vijnë minjtë .
* Dr. doc. Muhamed JUSUFI (KAJOLLI), eshte ish dekan i Fakultetit të Shkencave Politike në UN të Strugës dhe Gostivarit. Ish profesor në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Tani studiues i pavarur dhe hulumtues shkencor në fushën e civilizimeve dhe njohes për Lindjen e Mesme.
Intervistoi: Gazeta Impakt


















