Shaban Burri
Ne Gjermani, përveç brutalitetit të tepruar të zyrtarëve shtetërorë në demonstratat për Gaza, të cilat mund të shihen qartë drejtpërdrejt në rijetet sociale, ekziston edhe një presion tjeter. Ai i mbylljeve të llogarive bankare. Ndonëse nuk është menjëherë e dukshme, kjo është një taktikë e përhapur, së bashku me gjobat e rënda të dhëna nga gjykatat lokale, që synojnë thyerjen e vullnetit të popullit për shkak të mbështetësve të Gazës. Ajo që dua të theksoj këtu është përdorimi i mbylljeve të llogarive si armë kundër atyre me mendime të kundërta.
A mund ta mbyllë banka juaj llogarinë tuaj?
Bankat mund ta mbyllin llogarinë tuaj pa asnje arsye dhe pa paralajmërim. Shiko psh:
Can your bank close your account, and what should you do in that case?
Kohët e fundit, ka pasur gjithnjë e më shumë raportime për mbylljen e llogarive bankare për figura politike dhe kritikë të qeverisë.
Akademikut dhe politikanit të krahut të majtë Andrej Holm me sa duket iu mohua qasja në llogarinë e tij sepse është në një listë të zezë ndërkombëtare – për shkak të “lidhjeve të dyshuara me terrorizmin”, siç thuhet aty.
Lista në të cilën shfaqet emri i Holm vjen nga baza e të dhënave WorldCheck e konglomeratit global të informacionit dhe medias Thomson Reuters, i cili zotëron gjithashtu agjencinë e lajmeve Reuters dhe shërbime të ndryshme të specializuara informacioni. WorldCheck është një nga ofruesit e paktë kryesorë të informacionit mbi klientët potencialisht problematikë për bankat dhe ofruesit e shërbimeve financiare: të ashtuquajturit persona të ekspozuar politikisht (PEP), si dhe kriminelë të rëndë, pastrues parash dhe terroristë të dyshuar. Baza e të dhënave WorldCheck përmbante 2014 më shumë se dy milionë profile të individëve dhe organizatave. Bankat, në veçanti, kanë një interes të fortë të dinë me kë bëjnë biznes, gjoja për të shmangur përfshirjen në pastrim parash ose financim të terrorizmit.
Eksperti amerikan i sigurisë Chris Vickery tregon për më shumë se dy milionë profile nga kjo bazë të dhënash që nga viti 2014 (nuk dua të di se sa do të jenë në këtë listë në vitin 2025 pas mbështetjes masive për Palestinën) që u ekspozuan ndaj një serveri interneti përmes një shkeljeje të sigurisë. Për herë të parë, një ekip hetimor nga Süddeutsche Zeitung dhe NDR, së bashku me Times of London (Britania e Madhe), NPO Radio 1 (Holandë), De Tijd (Belgjikë), La Repubblica (Itali) dhe The Intercept (SHBA), fituan akses në të dhëna. Lexo ketu psh:
Die schwarze Liste der Banken – Wirtschaft
Meqenëse jo të gjitha informacionet mund të gjenden përmes një kërkimi në Google, mund të përdorni chatGPT për të bërë pyetjen e duhur, si p.sh.: A janë mbyllur llogaritë bankare në Gjermani për shkak të Palestinës?
Një pjesë e përgjigjes është: Po, ka raporte dhe raste të njohura në të cilat llogaritë që u përkasin shoqatave dhe individëve në Gjermani që mbrojnë Palestinën ose janë kritikë ndaj qeverisë izraelite janë mbyllur.
Unë personalisht njoh shumë njerëz që e kanë përjetuar këtë.
Udhëtarët individualë qe kishin shuma parash më pak se 10,000 eurot e lejuara e të konfiskuara në kufi me pretekstin se mund t’i përdorin ato për qëllime terroriste. Ai u desht të kaloj nëpër procesin e mundimshëm të ngritjes së padive për të marrë paratë e tija mbrapa. Një vajzë e re iu sekuestruan paratë që kishte kursyer për patentën e saj gjatë një kontrolli në shtëpi dhe i mori mbrapa më shumë se gjashtë muaj më vonë! Dhjetëra myslimanë janë në një lloj liste të zezë pa dijeninë e tyre dhe pa asnjë mjet ligjor, dhe si rezultat, ata nuk mund të hapin më një llogari bankare në Gjermani.
Banka mbyll llogarinë tuaj pa arsye – a lejohet kjo?
Po – në çdo kohë dhe pa dhënë një arsye! Ky është parimi themelor. Shumë faqe interneti më pas përpiqen ta minimizojnë çështjen duke ofruar arsye të ndryshme. Lexo ketu psh:
Bank kündigt ohne Grund Dein Girokonto – darf sie das?
Dallimet kombëtare: Ndërsa ekziston një rregullore në të gjithë BE-në për llogaritë bankare, ligjet kombëtare në lidhje me të drejtën e bankave për të mbyllur llogaritë rrjedhëse të rregullta mund të ndryshojnë. Megjithatë, parimi i mbylljes së zakonshme pa dhënë arsye është i ngjashëm në shumë vende të BE-së.
Thuhet se të jetosh në BE pa një llogari bankare është e mundur, por jashtëzakonisht e vështirë dhe përfshin kufizime të konsiderueshme.
Unë pohoj se nuk është e mundur sepse shumica e punëdhënësve nuk paguajnë më paga dhe rroga në para të gatshme, por i transferojnë ato në një llogari bankare.
Pagesat për qira, energji elektrike, ujë, gaz, sigurime dhe shërbime të tjera përpunohen vetëm përmes transfertave bankare.
Pa një llogari bankare, pagesat nuk mund të bëhen.
Unë Kam mbledhur disa informacione rreth Shqipërisë, por nuk dua t’i përmend që të mos ua kujtoj autoriteteve atje. Tashmë ka mjaftueshëm disidentë në burgjet e Shqiperi pa akuza, kryesisht myslimanë. Edi Rames nuk po i jepim informacione ekstra sesi mund te terrorizoje qytetaret shqiptare per ti bere qejfin Izraelit.















