Zyrtarët të cilët folën në kushte anonimiteti thanë se në Gaza janë grumbulluar shumë ngjarje dhe se ata dyshojnë në çështjen e llogaridhënies së Izraelit për veprimet e tij.
Gazeta “Washington Post” (WP) pretendon se në një raport të fshehtë të përgatitur nga qeveria amerikane përfshihen deklaratat se Izraeli ka shkelur në Gaza qindra herë ligjet e ShBA-së për të drejtat e njeriut dhe se një hetim për këto shkelje do t’i merrte Departamentit të Shtetit disa vjet.
Sipas lajmit të WP-së i cili bazohet mbi dy zyrtarë amerikanë, Bordi i Inspektorëve të Departamentit të Shtetit të ShBA-së ka përgatitur raport të fshehtë lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut nga ushtritë e huaja që marrin ndihmë nga ShBA-ja.
Raporti thotë se Izraeli ka kryer në Gaza veprime që potencialisht shkelin qindra herë ligjet e ShBA-së për të drejtat e njeriut. Ai thekson se një hetim për këto shkelje do t’i merrte Departamentit të Shtetit disa vjet.
Për herë të parë në një raport të qeverisë amerikane pranohen përmasat e veprimeve të Izraelit në Gaza.
Gjithashtu këto veprime përfshihen në ligjin “Leahy”, i cili ndalon kryerjen e ndihmës ushtarake ose të sigurisë nga ShBA-ja për ushtritë e huaja që kryejnë shkelje të të drejtave të njeriut.
Zyrtarët të cilët folën në kushte anonimiteti thanë se në Gaza janë grumbulluar shumë ngjarje dhe se ata dyshojnë në çështjen e llogaridhënies së Izraelit për veprimet e tij.
Raporti përfundoi vetëm disa ditë para arritjes së armëpushimit në Rripin e Gazës./trtbalkan
















