Intervistë me udhëheqësin e Lëvizjes së Rezistencës Arabe për çlirimin e Palestinës

Këtë muaj në mediat sociale është shfaqur një grup i ri palestinez i rezistencës i quajtur “Lëvizja e Rezistencës Arabe për çlirimin e Palestinës” (Hareketü’l-Mukavemeti’l-Arabiyye li-Tahriri Filistin). Unë kam mundur të bëjë një intervistë me Abu Aliun, sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes. Intervista është përmbledhur shkurtimisht në mënyrë që të jetë e qartë.

Aymennjawad.org

Aymenn Jawad Al-Tamimi

28 Mars

Këtë muaj në mediat sociale është shfaqur një grup i ri palestinez i rezistencës i quajtur “Lëvizja e Rezistencës Arabe për çlirimin e Palestinës” (Hareketü’l-Mukavemeti’l-Arabiyye li-Tahriri Filistin). Në deklaratën e parë, lëvizja publikoi një krah ushtarak të quajtur Brigadat e Kthimit (Katibat al-Awda), duke pretenduar se ka në shënjestër me raketa pozicionet izraelite në Tel Aviv. Ndërsa në deklaratën e dytë, ajo e përshkroi vetën si “Një lëvizje e pavarur, revolucionare dhe nacionaliste palestineze që synon t’i rezistojë okupimit sionist dhe të lirojë të gjitha territoret e pushtuara me të gjitha mjetet e mundshm, duke vepruar së bashku me njerëzit brenda dhe jashtë territoreve të okupuara”. Ndërsa në deklaratën e tretë, u fol për therjen e një ushtari izraelit në rajonin Ariel të Bregun Perëndimor (kryer nga Omar Abu Leyla). Në deklaratëpo ashtu u tha se “Më pas, kryesi mori armët e ushtarëve dhe hapi 4 plagë në radhët e ushtrisë sioniste.”

Përkundër presionit të madh dhe ndjekjes së prezencës së grupit në mediat sociale, lëvizja pretendon se operacionet e saj në terren vazhdojnë. Sipas ndërveprimeve që kam vërejtur në mediat sociale, grupi duket se ka lidhje me disa fraksione pro-siriane palestineze.

Unë kam mundur të bëjë një intervistë me Abu Aliun, sekretarin e përgjithshëm të lëvizjes. Intervista është përmbledhur shkurtimisht në mënyrë që të jetë e qartë.

Kur u formua lëvizja?

Ne jemi një lëvizje masive revolucionare e formuar më 1 shkurt 2019.

A veproni vetëm në Palestinën e okupuar apo ekzistoni  edhe në vende të tjera arabe, si Siri?

Ne jemi aktualisht në Palestinë dhe disa vende të tjera arabe.

Në cilat mënyra ndahet lëvizja nga fraksiont e tjera të rezistencës, siç janë vëllezërit tanë në Lëvizjen Fatah al-Intifada?

Ne po i rezistojmë armikut sionist shumë larg konflikteve të brendshme. Ne jemi kryengritësit dhe ne rezistojmë dhe luftojmë kundër armikut sionist kudo që gjendet ai.

A jeni lëvizje e pavarur apo keni marrëdhënie me Rezistencën Islame – Hezbollahun?

Unë nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje.

A është qëllimi i lëvizjes çlirimi i gjithë Palestinës nga deti në lumë?

Po, ne synojmë të çlirojmë tërë territorin palestinez dhe tërë territorin arab të pushtuar.

Dhe ju thoni se kjo do të ndodhë vetëm me rezistencë të armatosur?

Po, e drejtë. Dhe në të njëjtën mënyrë, ky qëllim do të bëhet me idenë e rezistencës dhe besimit në rezistencën kundër okupimit të keq sionist.

Cili është qëndrimi juaj kundër lëvizjes BDS? A shpresoni se kjo lëvizje do të ketë sukses në çlirimin e Palestinës?

Çfarë bojkoti?

Këta aktivistë besojnë se presioni ekonomik dhe publik do të rezultojë në çlirimin e Palestinës. Ata besojnë se bojkoti ekonomik do të sjellë liri në Palestinë pa luftë të armatosur.

Bojkoti nuk ka vlerë për ne. Ne besojmë në luftën e armatosur dhe kjo është mënyra për të shpëtuar tokën tonë nga pushtuesit.

Janë flitur shumë gjëra kur marrim parasysh të ardhmen e rezistencës në rajon, veçanërisht në Siri. Sipas mendimit tuaj, a është me rëndësi jetësore për të ardhmen e rezistencës fitorja e qeverisë siriane dhe aleatëve të saj?

Siria është Boshti i Rezistencës dhe fitorja e Sirisë dhe e popullit sirian , e ushtrisë së saj të madhe dhe e udhëheqësit të saj të parë rezistues, është fitore e Boshtit të Rezistencës.

Si mund të mbështesin përkrahësit e rezistencës përpjekjet e tua për rezistencë ndaj okupimit?

Duke u lutur dhe duke menduar për rezistencën me të gjitha mjetet kundër pushtimit.

Së fundi, si është pozicioni juaj kundër lëvizjes së Hamasit dhe demonstratave të fundit në Gaza? A e tradhtoi Hamasi çështjen palestineze?

Ne jemi vetëm me çdo rezistencë fisnike, jo me ndonjë gjë tjetër.

Burimi : Medya Şafak / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne