Priftërinjtë në Poloni djegin librin e Harry Potter

Në Poloni, priftërinjtë dogjën disa libra, duke përfshirë edhe disa seri të Harry Potter dhe Twilight, me arsyetimin se ata ishin kundër doktrinës së krishterë.

Priftërinjtë e një prej kishave katolike në Gdansk të Polonisë, kanë djegur disa libra me arsyetimin se ata ishin kundër doktrinës së krishterë.

Ndër librat e djegur ishin librat e serisë së Harry Potter të J. K. Rowling dhe të Twilight të Stephenie Meyer. Priftërinjtë gjithashtu i vunë zjarr edhe një pikture të disa perëndive pagane.

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e kishës në Facebook, kishte thënie nga Bibla e cila urdhëron djegien e librave të perëndive pagane dhe atyre të magjisë.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne