“Investoni në sisteme anti-dronë”, drejtori i Burgjeve kërkon më shumë mbështetje tek ‘Siguria’: Grupet kriminale mund t’i përdorin për sulme

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, teksa është te Komisioni i Sigurisë, kërkon më shumë mbështetje për sistemin e sigurisë në burgje, dixhitalizimin e tij, sidomos për të parandaluar futjen e dronëve, siç ka ndodhur këto ditë.

Klevis Qose, ka treguar arsyet se pse të dënuarit nuk preferojnë ushqimet e burgut, por ua sjellin familjarët e të afërmit nga jashtë.

“Shko para burgut familjarët e çanta në shpinë njëherë në javë për të dërguar ushqime? A ju dërgoni ushqim ju? Pse të burgosurit nuk e hanë ushqimit? Qytetarët paguajnë taksat, asnjë nuk e ha sepse thonë që nuk është ushqimi i duhur?”, u pyet ai.

“Sa i përket pyetjes për ushqimin, në fakt nuk është e vërtetë. Kam qenë vetë në IEVP dhe kemi ngrënë vetë ushqim, unë ministri e bashkëpunëtorët e mi. Por është një trend në burgje për të treguar kapadaillëkun e vet çdo i dënuar, do ta marrë ushqimin nga jashtë. Pavarësisht masave tona në uljen e sasisë, por e kemi futur si një nga pikat e procesit të rehabilitimit për lejimin e futjes së ushqimit nga familjarët duke sjellë ushqim, dikush sjell pak mjaltë, dikujt ia bën bashkëshortja, dikujt vajza se ka me burgim të përjetshëm, se i kanë lënë fëmijët 2 vjeç dhe janë bërë vajzat nga 30 vjeçe, janë martuar dhe i sjell një ushqim. Është toleruar, si indikator në procesin e rehabilitimit”, tha drejtori i Burgjeve./Tpz 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne