Irak, SHBA sulmon objektet e përdorura nga grupi i mbështetur nga Irani

SHBA kreu sulme kundër tre objekteve të përdorura nga grupi Kataib Hezbollah i mbështetur nga Irani dhe grupe të tjera të lidhura me Iranin në Irak, pas sulmeve kundër forcave amerikane në Irak dhe Siri.

“Këto sulme precize janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj një sërë sulmesh përshkallëzuese kundër personelit të SHBA-së dhe koalicionit në Irak dhe Siri nga milicitë e sponsorizuara nga Irani”, tha në një deklaratë Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Duke vënë në dukje përpjekjet e vazhdueshme të trupave amerikane me partnerët rajonal për të luftuar dhe degraduar më tej DEASH-in, Austin tha: “Presidenti dhe unë nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprimet e nevojshme për t’i mbrojtur trupat dhe interesat tona”. Sekretari amerikan i Mbrojtjes gjithashtu u shpreh se nuk kërkojnë të përshkallëzojmë konfliktin në rajon, duke shtuar:

“Ne jemi plotësisht të përgatitur për të marrë masa të mëtejshme për të mbrojtur njerëzit tanë dhe objektet tona. Ne u bëjmë thirrje këtyre grupeve dhe sponsorëve të tyre iranianë që të ndërpresin menjëherë këto sulme”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne