Iran, 60 mijë njerëz çdo vit të gjymtuar nga aksidentet e trafikut

Kryetari i Qendrës së Emergjencave të Iranit, Pir Hossein Kolivand, tha se në aksidentet e trafikut në Iran plagosen çdo vit 370 mijë njerëz dhe të paktën 60 mijë të tjerë mbesin të gjymtuar.

Kolivand, ka theksuar se në aksidentet rrugore në Iran humbin jetën mesatarisht 16 mijë persona në vit. “Për shkak të aksidenteve të trafikut plagosen 370 mijë persona në vit nga të cilët 15 deri në 20 për qind prej tyre, 60-70 mijë mbesin të gjymtuar dhe kanë vështirësi në vazhdimësinë e jetës”, është shprehur Kolivand.

Ai ka shtuar se për të parandaluar aksidentet e trafikut kanë bashkëpunuar me institucione të ndryshme dhe janë përpjekur që të sigurojnë mbijetesën e njerëzve.

Në përgjithësi statistikat në lidhje me aksidentet e trafikut janë në lidhje me vdekjet, ka tërhequr vëmendjen Kolivand dhe theksoi se në këto statistika duhet të ketë më shumë informacione në lidhje me numrin e të plagosurve.

Duke folur për agjencinë zyrtare iraniane IRNA, Kolivand u bëri thirrje institucioneve të trafikut në vend që të zbatojnë në mënyrën më të mirë detyrën e tyre.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne