Bota

Iran, Ahmedinexhad kandidon për zgjedhjet presidenciale

Në ditën e dytë të regjistrimeve për zgjedhjet presidenciale në Iran, të cilat do të mbahen më 19 maj, ish presidenti i vendit Mahmud Ahmedinejad e ka paraqitur kandidaturën e tij për president, raporton Anadolu Agency (AA).

Ahmedinejad më parë kishte deklaruar se do të mbështesë Hamid Bakayi-n në këto zgjidhje, ndërsa në mënyrë surprizë ai ka paraqitur kandidaturën në ditën e dytë të regjistrimeve.

Ndërkohë ajo që bie në sy është lëvizja e Ahmedinejad-it kundër këshillës së liderit iranian Ali Hamaney-it, i cili i ka thënë atij të mos kandidojë.

Hamaney në një deklaratë disa muaj më parë, kërkoi nga Ahmedinejad të mos kandidojë në këto zgjedhje presidenciale. Pas këtyre deklaratave Ahmedinejad tha se në këto zgjedhje do të mbështeste ish zëvëndës ministrin gjatë presidencës së tij Bakayi dhe se nuk do të qëndronte larg politikës.

Në ditën e parë të paraqitjes së kandidaturave për presidentin e 12 të Iranit ka patur mbi 100 kandidatura.

Ndërkohë që data e paraqitjes së kandidaturave do të jetë deri më 15 prill, ndërsa më 26 prill do të shpalosen emrat e kandidatëve të cilët mund të garojnë në këto zgjedhje./ AA

OPINIONE

INTERVISTA