Iran – Zarif: Bota nuk rrotullohet në boshtin perëndimor

“Bota nuk rrotullohet në boshtin perëndimor. Qendrat e pushtetit në botë nuk mblidhen përreth SHBA-së dhe Evropës. Tashmë bota ka ndryshuar dhe në të sotmen baza e fuqisë, pushtetit janë shkenca, teknologjia, pavarësia, besimi fetar dhe ai shoqëror”, tha ai gjatë një aktiviteti në Universitetin e Teheranit.

Javad Zarifi bëri komente gjithashtu për armët e blera vitin e kaluar nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) duke rikujtuar se shuma e shpenzuar në 2018-n nga këto dy vende për t’u armatosur është rreth 89 miliardë dollarë.

“Ata i shitën rajonit tonë armë me vlerë 100 miliardë dollarë. Pavarësisht se buxheti ushtarak i Iranit është mjaft i ulët, përse shqetësohen kaq shumë nga Irani? Ne prodhojmë për sigurinë tonë dhe nuk shpenzojmë. Prodhimi ynë shkencor është relativisht i lartë edhe pse kemi një terren të ulët të bashkëpunimit ndërkombëtar”, u shpreh kreu i diplomacisë iraniane.

Siç bën të ditur Agjencia Studentore Iraniane e Lajmeve (ISNA), Zarifi ka theksuar se vendi i tij po kalon nga një proces i vështirë, megjithatë ata shohin drejt së ardhmes plot shpresë falë besimit që kanë në shoqërinë dhe popullin e Iranit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne