Bota

Myslimanët janë viktimat më të mëdha të terrorizmit

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau para ca kohësh është përgjigjur në pyetjet e qytetarëve në emisionin e inçizuar në Asamblenë e qytetit në Otava. Në atë rast, pa përmendjen direkte të emrit të tij, ka kritikuar ashpër deklaratën e Donald Trumpit për futjen e përkohshme të ndalimit të imigrimit të njerëzve nga shtetet myslimane gjersa nuk kryhet prap vlerësimi i gjendjes.

Duke iu përgjigjur pyetjes:” A do të kundërshtoni Donald Trumpin dhe të gjykoni fjalimin e tij të urrejtës?”. Trudeau ka theksuar bindjen e tij të fuqishme se diversitetet kulturore dhe fetare janë burimi i fuqisë, e jo i dobësisë, dhe se myslimanët nuk duhet fajësuar për shkak të sulmeve terroriste të cilët po i kryen ISIS-i dhe grupet tjera, pasi që “ myslimanët janë viktima më të mëdhenj të terrorizmit”.

“Mendoj se është shumë me rëndësi që dikush që është në pozitën time të mos përzihet në procesin zgjedhor në shtet tjetër. Ashtu që do të jem shumë i kujdesshëm rreth përfshirjes në këtë temë nga arsyeja se konsideroj se është me rëndësi për kanadezët, për biznesin e qytetarëve tanë, për prosperitetin e Kanadasë të kemi marrëdhënie pozitive me cilindo president që e zgjedhin amerikanët. Por, askush nuk duhet të çuditet se fuqishëm e kundërshtoj politikën e ndarjeve, politikën e frikës, politikën e jo tolerancës apo retorikën e urrejtjes. Kam marrë qëndrim të fuqishëm kundër politikës së qeverisë së mëparshme e cila ka luajtur lojëra të rrezikshme rreth nikabit dhe çështjeve qytetare.

Konsideroj se Kanadaja dhe cila do shoqëri moderne më së miri funksionin atëherë kur të pranojmë se diversiteti është burimi i fuqisë, e jo i dobësisë, se ngjashmëritë tona janë gjithnjë më të mëdha nga gjërat në të cilat dallohemi. Në rast se lejojmë që politikanët arrijnë sukses duke frikësuar njerëzit, ne në realitet nuk do të jemi hiq më të sigurtë se përpara.

Frika nuk na bën të sigurtë. Frika na bën të jemi të dobët. Edhe në këtë moment kur ekzistojnë arsyet për shqetësim rreth sigurisë në atdhe dhe botë, është e nevojshme të fokusohemi që bashkësitë tona të jenë të sigurta dhe të bashkuara, në vend se të ndërtojmë mure dhe nga bashkësitë të bëjmë qengja sakrifikues. I drejtohem bashkësisë myslimane. Ata pa dyshim janë viktima më të mëdhenj të sulmeve terroriste gjatë gjithë botës në kohën tonë. Ndërsa fajin e ISIS-it dhe grupeve tjera nuk duhet transferuar mbi të gjithë myslimanët, kjo nuk është vetëm injorante por edhe jo përgjegjëse”, ka theksuar Trudeau.

Burimi : SandzakPRESS/ ML

OPINIONE