Irani akuzon ShBA-në, Britaninë dhe Arabinë Saudite për protestat

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shamkhani, akuzoi Arabinë Saudite, ShBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar si nxitësit kryesorë të protestave të fundit kundër qeverisë.

Ai theksoi se këto vende qëndrojnë pas fushatave të rrjeteve shoqërore që nxisin protestat e vazhdueshme në Iran.

Sipas analizës së qeverisë iraniane, rreth 30 për qind e hashtag-eve të reja mbi Iranin në të gjitha rrjetet shoqërore janë fabrikuar nga qeveria saudite.

Zyrtari Shamkhani shtoi se shpreson që protestat do të përfundojnë brenda pak ditësh.

Të paktën 7 civilë dhe një oficer policie mbetën të vrarë gjatë protestave kundër politikave ekonomike të qeverisë, përfshi rritjen e çmimeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne