Irani dënon ashpër sulmet e dyfishta të Bagdadit

Ambasada e Iranit në Bagdad ka dënuar me forcë dy sulmet me bomba kundër kryeqytetit irakian që vranë të paktën 32 njerëz në sulmin më vdekjeprurës kundër këtij qyteti në tre vjet.

Të enjten, misioni diplomatik iranian në Bagdad lëshoi një deklaratë, duke i quajtur sulmet “mizori terroriste” dhe duke shprehur solidaritetin me familjet e viktimave dhe me të mbijetuarit. Ambasada e Iranit në Bagdad shprehu shpresën se zyrtarët irakianë të sigurisë do të arrijnë t’i nxjerrin autorët e krimit para drejtësisë në rastin më të shpejtë. “Ashtu si më parë, Republika Islamike vë theksin në sigurimin e mbështetjes së plotë për qeverinë dhe kombin Irakian dhe është e përgatitur të japë cilindo shërbim që mund të kërkohet,” theksonte deklarata. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Irakut, rreth 110 njerëz janë plagosur gjithashtu nga sulmet që goditën Sheshin Tayaran të kryeqytetit irakian më parë gjatë ditës. Edhe Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, nga ana e tij, dënoi ashpër shpërthimet e dyfishta të Bagdadit. Said Khatibzadeh të enjten shprehu simpatinë e kombit dhe qeverisë iraniane me familjet e viktimave, ndërsa ngushëlloi kombin dhe qeverinë Irakiane për “këtë fatkeqësi të madhe”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit shtoi se terrorizmi takfirist i ISIS është ringjallur në Irak dhe po planifikon të prishë paqen dhe stabilitetin e vendit dhe t’u sigurojë forcave të huaja një justifikim për të vazhduar praninë e tyre në vendin arab.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne